Telefonata Biden-Putin, mesazhi i plotë
Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar homologun e tij Vladimir Putin, se nëse Rusia bën një hap tjetër drejt pushtimit të Ukrainës, do të përballet me sanksione të rënda.
Shtëpia e Bardhë me anë të një deklarate, ka zbardhur një pjesë nga biseda telefonike mes krerëve të dy shteteve.
Në deklaratë thuhet se Biden është shprehur se një pushtim i Ukrainës do të sillte vuajtje dhe kosto të rënda në jetë njerëzish.
Biden thotë se SHBA është e angazhuar maksimalisht në diplomaci për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë tension të krijuar.
Deklarata e Shtëpisë së Bardhë:
Presidenti Biden ishte i qartë se, nëse Rusia ndërmerr një pushtim të mëtejshëm të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët dhe partnerët tanë do të përgjigjen me vendosmëri dhe do t’i imponojnë Rusisë sanksione me kosto të rënda.
Presidenti Biden përsëriti se një pushtim i mëtejshëm i Ukrainës do të sjellë vuajtje të gjerë njerëzore dhe do të zvogëlonte pozitën e Rusisë. Presidenti Biden ishte i qartë me Presidentin Putin se ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për t’u angazhuar në diplomaci, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, ne jemi po aq të përgatitur për skenarë të tjerë.