Albspirit

Media/News/Publishing

GAZETA BRAZILIANE, 1943/DEKLARATA E MBRETIT ZOG MBI KAPITULLIMIN E MUSOLINIT

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Shkurt 2022

 

“Diario de Noticias” ka botuar, të martën e 27 korrikut 1943, në ballinë, deklaratën e Mbretit Zog në lidhje asokohe me kapitullimin e Musolinit (Duçes), të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Deklarata e Mbretit Zog

 

Burimi : Diario de Noticias, e martë, 27 korrik 1943, ballinë

Londër, 26 korrik (U.P.) — Ish-mbreti Zog i Shqipërisë bëri deklaratën e mëposhtme në lidhje me rënien (kapitullimin) e Musolinit:

 Rënia e Musolinit do të thotë një sukses i vërtetë për aleatët, jo vetëm nga pikëpamja e depërtimit të tij në të ashtuquajturën “Kalaja evropiane”, por edhe sepse një nga 3 fuqitë e Boshtit u detyrua të kapitullonte.

Rënia e një regjimi, planet imperialiste të të cilit në Ballkan rrezikuan ekzistencën e Shqipërisë, do të mbushë me gëzim zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Ashtu si në të kaluarën, Shqipëria tashmë është gati të vërë kontributin e saj modest dhe përpjekjen maksimale në shërbim të trupave aleate, për hir të fitores”.

 

 https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-braziliane-1943-deklarata-e-mbretit-zog-mbi-kapitullimin-e-musolinit/

Please follow and like us: