Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: Kohë e gjembave të egër

 

Pas një horizonti vjen doemos një tjetër.

Brinja ku ngjitem s’ka të mbaruar,

e pjerrët.

Nuk është stina e gjetheve,

kohê e thatê, koprace,

është kohë e gjembave të shkrumbosur,

tê egër.

 

Qielli atje sipër nê majë, i përhimë, i heshtur

re tê shterpëta, të zeza të natës, fshehur.

Përposh degë tê forta, të lidhura në rrëzë,

bar’ i gjatë me gjithë rrënjë,

që digjet në siluetat e flakëve,

mekur.

 

Ky qenka çast’ i bekuar kur ia nisin ëndrrat,

kur mushkritë e guximit mbushen me ajër të

hollê, brisk të ftohtë.

Toka zhvishet lakuriq, atje në shtëpitë përballë,

del tym’ i fundit i prusheve që përdridhen, rrokullisen hijet të bien honeve teposhtë,

si gushë pëllumbash të therur …

 

Ikën një horizont e pas tij,

doemos vjen një tjetër…

Please follow and like us: