Qentë dhe macet janë anti-stres për njeriun
Njerëzit kanë shumë mjete në dispozicion për ta përballuar stresin. Këtu përfshihen stilet e jetesës dhe zakoneve, të cilat nuk kanë kundër–indikacione apo efekte anësore, dhe të cilat ne mund të përshtaten pa e prishur aspak rutinën e njeriut. Por për të pasur një përfitim, nuk është e nevojshme që t’i vini në praktikë që të gjitha. Secili mund të zgjedhë strategjinë e tij kundër ankthit, sipas prirjeve vetjake.
Më shumë oksitocinë
Për shembull, adoptimi i një qeni apo maceje, është një mjet shumë efektiv për të luftuar stresin. Tre milionë e gjysmë italianë, kanë adoptuar një kafshë shtëpiake vetëm në vitin 2020, që ka hyrë në histori si ‘Covid annus horribilis’, Viti i Tmerrshëm i Covid–19.
Ky vendim lidhet pjesërisht me faktin se shëtitja e qenit në natyrë, ishte një nga aktivitetet për të cilat gjatë bllokimit njerëzit lejoheshin të dilnin jashtë. Por sigurisht shumë njerëz kanë mirëpritur një kafshë në shtëpinë e tyre, edhe për të pasur pak lehtësim psikologjik dhe shoqëri.
Sipas shkencës, miqtë jo-njerëzorë janë në të vërtetë një ilaç i vërtetë për gjendjen tonëpsikologjike, edhe sepse marrëdhënia me ta stimulon çlirimin e hormonit të kënaqësisë, oksitocinës, mban larg kortizolin, dhe e ul presionin e gjakut.
Për këtë arsye, gjithnjë e më shpesh (dhe me kujdesin e duhur) pacientët e shtruar në spital polejohen që të vizitohen nga miqtë e tyre me 4 putra. Përveç kësaj, veçanërisht të moshuarit këshillohen të adoptojnë një kafshë shtëpiake për të parandaluar vetminë, dhe në rastin e marrjes së një qeni, për të nxitur aktivitetin fizik dhe socializmin.
Në fakt shëtitjet e përditshme në natyrë me qenin, i shërbejnë edhe këtij qëllimi. Me pak fjalë, përfitimet janë aq të qarta saqë e kanë nxitur Shoqatën Amerikane të Zemrës, ta konsiderojëzotërimin e një kafshe shtëpiake midis faktorëve të dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat dihet se janë të lidhura ngushtë me ankthin dhe stresin.