Albspirit

Media/News/Publishing

Gjelok Marko: Projekti që zhduk Shqipërinë…

Sapo pashë: “Projekti që zhduk Shqipërinë”… Ja si po ndodh – ‘Gjurmë Shqiptar’e nga gazetari Marin Mema. Në fakt ai nuk po na thotë ndonjë gjë krejt të re apo të paditur nga ne. Ne të gjithë i shohim përpjekjet sistematike të qeverisë, më saktë të themi projektet e Edvin Ramës e klanit të tij për të zbrazur Shqipërinë nga të rinjtë, nga studentët e talentuar. Ai dhe klani i tij e dinë mirë se ish lëvizja studentore që përmbysi pushtetin e Ramiz Alisë. Po ashtu ai vetë i ka provuar protestat studentore kundër tij, e di mirë se kudo në botë, ka qënë rinia studentore që ka përmbysur diktatorët. Natyrisht që ai do të përpiqet me të gjitha forcat që edhe atij të mos i ndodhë e njëjta gjë. Të gjithë e shohim se si Edvin Rama, po bën gjithshka për të përçarë e armiqësuar shqiptarët me njëri tjetrin, për tu mbyllur rrugën drejt Evropës e për ti çuar drejt Sërbisë.

Nuk ka nevojë të bëjmë analiza të stërholluara e të shkojmë larg në vite, mjafton të kujojmë “Festën e Birrës” në Korçë, dhe faktin e rastësishëm që ardhja e Erdoganit dhe hapja e xhamisë në Tiranë krejt rastësisht ndodhi në përvjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit Skëndërbeut. Shohim një person në pozitën e kryeministrit i cili injoron zërin e gjakut të pafajshëm të mijëra kosovarëve, injoron protestat e mijëra viktimave,që janë deportuar, keqtrajuar, dhunuar dhe masakruar nën tingujt e këngëve të Goran Bregoviçit dhe dërgon forca të shumta policore që këto këngë me patjetër të dëgjohen dhe në Korçë.

Po çuditërisht ky njeri, kaq i pandjeshën për zërin e gjakut të pafajshëm shqiptar, tregohet shumë sensibël që të mos preken ndjenjat sërbomadhe të ish minstrit të propagandës së Millosheviçit dhe mbulon monumentin e Adem Jasharit, që të mos e shikonte vëllai Vuçiç në rrugën për në Elbasan, se do ti prekeshin ndjenjat sërbomadhe. Shohim se si bujqit dhe blektorët shqiptarë po rënohen sistematikisht që tu hapet rruga mallrave sërbe. Nga ana e tij Edvin Rama dhe propaganda e tij do të na bindë se gjithshka që e bën e bën për të mirën e kombit, se është kryeministër i denjë i Shqipërisë dhe pasqyron zemrën e ndjenjat e shqiptarëve. I shohim të gjitha. Tani dokumentari ‘Projekti që zhduk Shqipërinë’…

Ja si po ndodh – Gjurmë Shqiptare nga gazetari Marin Mema po na ve edhe një herë para syve faktet: për Shqipërinë është lëshuar një dekret shkatërrimi. Në qoftë se nuk ndodh diçka atëhere do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme shkatërrimi. Këto janë faktet! Çfarë do të bëjmë? Një situatë e ngjashme na përshkruhet në Bibël në librin Ester.

Këtu na përshkruhet një ngjarje historike: Koha kur kryeministri Haman kish nxjerrë një dekret për shkatërrimin e gjithë hebrenjve. Dekreti u nxorr në muajin e parë dhe shkatërrimi ish vendosur të zbatohej në datën 13 të muajit të 12. Pra mbeteshin vetëm 11 muaj jetë; 11 muaj mundësi për të vepruar e për të luftuar. Na thuhet se me daljen e këtij lajmi disa qanin e vajtonin, disa qëndronin indiferentë, kurse disa hanin e pinin sikur nuk kish ndodhur gjë.

Në këtë kohë Madokeu shkon te mbretëresha Ester dhe kërkon që të ndërhyjë te mbreti për shpëtimin e kombit të saj.

Ajo i përgjigjet: Ester 4: 11 “Tërë shërbëtorët e mbretit dhe populli i krahinave të tij e dinë që cilido burrë ose grua që hyn në oborrin e brendshëm për të shkuar te mbreti, pa qenë i thirrur, duhet të dënohet me vdekje, në bazë të një ligji të veçantë, veç po të jetë se mbreti shtrin ndaj tij skeptrin e tij prej ari; vetëm kështu ai do të shpëtojë jetën e tij. Dhe kaluan tanimë tridhjetë ditë që nuk jam thirrur për të shkuar te mbreti”.

12 Kështu ia njoftuan Mardokeut fjalët e Esterit, 13 dhe Mardokeu iu përgjigj Esterit: “Mos mendo se do të shpëtosh vetëm ti nga gjithë Judejtë, sepse ndodhesh në pallatin e mbretit.

14 Sepse po të jetë se ti hesht në këtë moment, ndihma dhe çlirimi do të vijnë për Judejtë nga një anë tjetër; por ti dhe shtëpia e atit tënd do të shuheni. Përveç kësaj, kush e di nëse është pikërisht për një kohë të tillë që ti ke arritur në pozitë mbretërore?”. Mbretëresha Ester ndërhyri, duke rrezikuar jetën, si rezultat e ndërhyrjes së saj kryeministri Haman u var në trekëmshin 25 metra të lartë, trekëmbësh që ai Hamani vetë e kish ngritur për të varur Modekain. Madokai u vendos në vendin e Hamanit, u bë kryeminsitër i perandorisë dhe data 13 e muajit të 12, data që ish dekretuar nga Hamani për asgjësimin e gjithë hebrenjve: Bura, gra, fëmijë e pleq u bë dita kur ata triumfuan mbi armiqtë e tyre. Kjo ditë festohet edhe sot nga hebrenjtë kudo në botë dhe quhet festa e Purimit…

Lutemi që e njëjta gjë të ndodhë me Shqipërinë e shqiptarët. Armiqtë tanë e pësofshin si Hamani, rëntë mbi kokën e tyre e keqja që kanë pregatitur kundër nesh: Po u kapshin në lakun që kanë ngritur kundër nesh, rënçin në gropën që kanë hapur kundra nesh! Historia na mëson se kjo fitore ardhi nga Zoti vetë, por edhe njerëzit nuk qëndruan pasivë. Pati persona që folën, luftuan rrezikuan jetën e tyre. Po e mbyllim duke ju drejtuar ndërgjegjjes të secilit fjalët te Ester 4: 13 dhe Mardokeu iu përgjigj Esterit: “Mos mendo se do të shpëtosh vetëm ti nga gjithë Judejtë, sepse ndodhesh në pallatin e mbretit. 14 Sepse po të jetë se ti hesht në këtë moment, ndihma dhe çlirimi do të vijnë për Judejtë nga një anë tjetër; por ti dhe shtëpia e atit tënd do të shuheni. Përveç kësaj, kush e di nëse është pikërisht për një kohë të tillë që ti ke arritur në pozitë mbretërore”? Ti ke një pozitë, ke një mundësi, atë që ke. Mos hesht, kur ke mundësi të flasësh, mos qëndro pasiv, kur ke mundësi të veprosh.

Please follow and like us: