Gani Perolli: KUSH ISHTE XHAFER DEVA?
Artikulli i Profesor Buxhovit për Xhafer Devën këtë javë nuk tingëllonte si duhej. Shumë informata ishin të pa vërtetuara dhe të mjegullta. Mendoj që për të shkruar biografinë e një personalitetiduhet të kesh njërën nga këto dy gjëra, ose ta kesh njohur mire personalitetin në fjalë, ose të kesh gjurmuar mirë historinë e tij. Përafërsisht të dyja sipas mundësisë. Nëse të mungojnë këto të dy gjëra, atëherë është më mirë që këtë punë të ua lësh të tjerëve të cilët i kanë këto informata.
Për Xhafer Devën, si për shumë personalitete të tjera, janë krijuar dy biografi të kundërta me njëra-tjetrën. Njëra biografi është strukturuar nga admiruesit e tij. Tjetra e strukturuar nga kundërshtarët e tij. Të dyja këto janë të pasakta, pa vërtetësi dhe nuk përfaqësojnë historinë e vërtetë të Xhafer Devës. Deva nuk ka qenë asnjëri nga këta persona. Lypset të shkruhet një biografi objektive nga një historian kompetentë.
Përveç këtyre, fatkeqësisht, është krijuar një mentalitet i çoroditur ku vetëm ata që bashkëpunuan me pushtuesit gjatë Luftës II Botërore po quhen patriotë. Ky është një mentalitet i gabuar dhe i papranueshëm nga gjithë bota. Që të dy anët e biografisë së Xhafer Devës janë të fryra si edhe të fabrikuara me qëllime të caktuara. Asnjëra palë nuk ia ka arritur qëllimeve të tyre. Dashamirët e tij në vend që me e ngritur figurën e tij, e kanë përulur atë duke falsifikuar biografinë. Kurse komunistët e Shqipërisë, Kosovës dhe Jugosllavisë duke e fyer e kritikuar aq tepër në fakt ja kanë ngritur zanin, duke e bërë atë më të madh se do të ishte përndryshe. Ku kanë fytyrë sllavo-komunistët me e kritikuar Xhafer Devën ose kushdo tjetër për krime, kur ata janë vetë kriminelët më të mëdhenj që njofti bota. Gjithë ato qëg joja shkroi Enver Hoxha në kujtimet e tij as dhjetë përqind nuk janë të vërteta.
Lidhjet e Xhafer Devës me qeverinë amerikane dhe zyrat CIA, FBI, etj. janë të gjitha hamendje. Në Amerikë Deva me gruan e tij, dy nga tre fëmijët e tij, Prof. Gaqo Goga, Prof. Miftar Spahija, Prof. Ramazan Qosja me familje, profesor Mark Shalanga trojet shqiptare të Maqedonisë dhe familja e jonë kemi përfituar nga një ligj i veçantë që PresidentiD. D. Eisenhower pat firmosur në atë kohë për emigrantët nga Evropa Lindore. Kurrkush tjetër nuk ka ndikuar në këtë çështje.
Nga aeroporti i Romës kemi shkuar në Islandë, nga Islanda në Kanada, e prej Kanadasë në Nju Jork. Prej aeroportit të Nju Jorkut familja e ime dhe ajo e Devës kemi udhëtuar për në qytetin Boston, veças. Të gjithë nga ky grup kemi patur “Kartën e Gjelbërt” që të jep statusin e banorit të përhershëm dhe i ke të gjitha të drejtat përveç votimit. Kjo nuk ka të bëjë me shtetësinë. Shtetësia është një gjë krejt tjetër, për të cilën duhej të presësh 5 vjet dhe atëherë mund të aplikoje për të në gjyq, jo në qeveri. Ka plot njerëz që nuk e kanë marrë shtetësinë duke menduar që kjo atyre u hiqte shtetësinë shqiptare. Komentet që po behën, si p. sh. “Mbasi Amerika e ka pranuar Xhafer Devën” etj. janë krejt pa lidhje.
Në Boston të nesërmen unë dhe Deva (jo së bashku) jemi paraqitur në zyrën e një menaxheri të Hotelit Statler, që atëherë ishte hoteli mëi njohur në atë qytet. Aty jemi takuar me Vasil Carollin, një shqiptaro-amerikani lindur në SHBA. Ky ishte veteran i Luftës së Dytë Botërore dhe kishte qenë në shtabin e Presidentit amerikan F. D. Roosevelt gjatë luftës. Ky kishte zënë kos për PresidentinF. D. Roosevelt, gjë që ai e pëlqente shumë. Askush tjetër nuk ka pasur dorë në punësimin tonë. As qeveria, as agjencitë informative, as shoqatat shqiptare në Boston. Ato dy shoqata që mezi merrnin frymë në Boston kishin humbur krejt besueshmërinë e tyre edhe në qarqet qeveritare të SHBA edhe tek ish anëtarët e tyre duke vepruar si vegla qorre të qeverisë komuniste të Shqipërisë. Këtë gjë e shpjegon edhe Kosta Çekrezi në librin e tij. Ata na quajshin neve tradhtarë.
Gjate fundjavës, Deva shpesh na bënte vizitë. Më kujtohet që çdo herë që nana ia jepte kafen Devës, ai nuk e pranonte duke thënë: Jepua grave, sepse ne e humbëm luftën. Deva në Statler gatuante me plis të bardh. Kur njëherë i tregova Ibrahim Farkës nga Tirana për këtë ai me tha: Pse nuk ia more një fotografi që ta kemi. Ibrahimi ishte nënkryetar i Lidhjes Katundare të kryesuar nga Said Kryeziu.
Deva nuk ka pasur pretendime, as hamendje. Ai e kishte kuptuar situatën e tij dhe se koha e tij kishte kaluar. Për të kuptuar këtë më thellë lypset të njohish marrëveshjen e tij me Said Kryeziun fill pas formimit të Komitetit Kombëtar ‘Shqipëria e Lirë’. Devën e kam njohur edhe më mire në Nju Jork kur ai banoi në apartamentin e Destan Berishës për afër një vit, në Allen Street, Downtown, Nju Jork. Aty ishte qendra e të ikurve politikë të pas Luftës së Dytë Botërore.
Në përfundim, Deva nuk është kandidat i pëlqyeshëm për këtë projekt debatesh. Nuk fitohet gjë dhe humbet respekti nga të tjerët. Si fashizmi, nazizmi edhe komunizmi janë të pabesueshëm dhe jo të pranuar në botën e qytetëruar.