Albspirit

Media/News/Publishing

Rama flet për ‘Zërin e Amerikës’ pas takimit me Blinken

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Zërin e Amerikës zbuloi detaje nga takimi me sekretarin amerikan te Shtetit Antony Blinken. Ishte Blinken ai që në fillim e falenderoi kryeministrin për ndihmën që Shqipëria ka dhënë për strehimin e afganëve pas luftës në Afganistan, ndërsa Rama theksoi se miqësia me SHBA është shumë e çmuar për shqiptarët.

Pjesë nga biseda 

Blinken: Është një kënaqësi e veçantë që ti uroj mirëseardhjen kryeministrit këtu në departamentin e Shtetit dhe na jepet mundësia që të flasim, për punën që SHBA dhe Shqipëria po bëjnë sëbashku në kaq shumë fusha të ndryshme, në kaq shumë fronte. Faktikisht ne jemi ulur krah për krah në këshillin e sigurimit të shteteve të bashkuara. Jemi mirënjohës për punën që po bëjmë së bashkua atje, por më duhet tju them kryeministër atë që më ka mbetur mbresë dhe do më mbesë për një kohë të gjatë, është fakti që në fillim të verës, pasi shpallëm se do të largoheshim nga Afganistani dhe do t’i jepnim fund luftës atje, ju ishit i pari që u ofruat të prisnit refugjatët afganë dhe kjo është saktësisht ajo që bëtë. Ky është një nderim i madh për ju dhe për bujarinë e Shqipërisë që iu ofruat një strehë të sigurt, mbi 2 mijë afganëve, ju jam mirënjohës për këtë, por edhe për punën që po bëni cdo ditë në Europë për sigurinë dhe forcimin e lidhjeve të ngushta, sidomos përmes natos dhe po ashtu siç thashë në Këshillin e Sigurimit, ku kemi shumë çështje sfiduese për të cilat duhet të punojmë sëbashku. Kështu që më vjen mirë që ju kemi këtu, pres me padurim që të zhvillojmë një diskutim shumë të mirë

Rama: Është nder të jesh këtu, po ju takojmë në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, kjo është një miqësi e shtrenjtë për ne, do të bëjmë çmos që ta ruajmë atë.

Më pas kryeministri Edi Rama tregoi në një intervistë  për Zërin e Amerikës se me Blinken folën për një sërë temash, përfshirë dhe situatën Ukrainë, për të cilin tha se padyshim vendim marrja i takon SHBA.

Rama për VOA: Ne diskutuam lidhur me bashkëpunimin në këshillin e sigurimit, marrëdhëniet bilateriale, rajonin, reformat në Shqipëri dhe në tërësi i prekëm të gjitha temat që janë të rëndësishme për ne , dhe atë të aleancës së NATO-s.

Çfarë roli do luajë Shqipëria në këshillin e sigurimit?

Rama: Ky është një proces i njohur në këshill, ku dy vende bëhen bashkë për të adresuar një ose disa dosje të caktuar dhe SHBA na i propozoi ne, dhe ne e pranuam me shumë kënaqësi.

A do ketë rezolutë për Ukrainën?

Rama: Nuk është një çështje e Shqipërisë por gjithë botës dhe patjetër që në këtë proces do të jemi krah për krah me SHBA dhe të jemi realist vendimmarrja i përket SHBA.

A ka shqiptarë në Ukrainë ?

Rama: Ministria e jashtme ka marrë të gjitha masat dhe ndërkohë kemi disa shqiptarë që janë pjesë e misionit të monitorimit të OSBE që do vijojnë të jenë atje.

Pse qeveria nuk ka qenë më e suksesshme ndaj korrupsionit?

Rama: Prania e korrupsionit është e padiskutueshme, por është një luftë që ka atakuar atë në mënyrën e duhur, ne kemi nis reformën në drejtësi, transformimin e shërbimeve publike, lufta kundër korrupsionit është shtet ndërtim dhe do kohë dhe durim .

Please follow and like us: