Ambasadorja e SHBA Yuri Kim: Mesazhi im për kampin e internimit të Tepelenës
“Isha e nderuar t’iu bashkohesha ish-të përndjekurve politikë dhe të afërmve të tyre për inaugurimin e ekspozitës së jashtme të përhershme në ish-kampin e internimit në Tepelenë. Gjatë funksionimit të tij në vitet 1949-1953, kampi i Tepelenës mbajti mbi 3000 njerëz, në kushte të tmerrshme. Vetëm gjatë dy muajve në vitin 1950, vdiqën nga sëmundjet 285 fëmijë. U preka kur dëgjova Simon Mirakajn, i cili u detyrua të jetonte atje nga mosha katër deri në nëntë vjeç, të fliste për atë që ai dhe të tjerët duruan në kamp. Është shumë e rëndësishme që autoritetet shqiptare të vazhdojnë të mbledhin dhe të publikojnë dokumente dhe të dhëna në lidhje me këtë pjesë të dhimbshme të historisë së Shqipërisë. Njerëzit vazhdojnë të vuajnë, veçanërisht ata që nuk kanë gjetur ende eshtrat e të dashurve të tyre. Paqja nuk mund të vijë pa të vërtetën dhe pajtimin”. Ambasadorja e SHBA Yuri Kim.
️ | “Honored to join former politically persecuted persons and their relatives for the inauguration of the permanent outdoor exhibition at the former internment camp in Tepelena. During its operations 1949-1953, Tepelena camp held over 3,000 people under horrific conditions. During two months in 1950 alone, 285 children died of disease. I was moved to hear Simon Mirakaj, who was forced to live there from the age of four to nine, talk about what he and others at the camp endured. Very important for Albanian authorities to continue to collect and publicly release documents and data related to this painful part of Albania’s history. People are still suffering, especially those who have yet to find the remains of their loved ones. Peace cannot come without truth and reconciliation.” U.S. Ambassador Yuri Kim.
Please follow and like us: