Albspirit

Media/News/Publishing

Itali/ Poetja Irma Kurti shpallet fituese e konkursit letrar “Le più bellefrasid’amore”

 -Me poezinë e titulluar “Një ditë do të më tregosh”

 

 

Nën patronazhin e Enciklopedisë Poetike WikiPoesia dhe përfshirë ndër 79 konkurset e rekomanduara të poezisë italiane, “Frazat më të bukura të dashurisë”, organizuar nga redaksia e M&L, tanimë në edicionin e 10-të, shpalli fituesit, si zakonisht, në ditën e Shën Valentinit.

Duke konfirmuar rëndësinë e tij tani në nivel ndërkombëtar, rubrika ‘Dashuri klasike – Poezi’ pa triumfin e autores shqiptare Irma Kurti (e nominuar në vitin 2020 Akademike e WikiPoesia) me krijimin e titulluar “Një ditë do të më tregosh”.

Juria përbëhej nga profesoresha Anna Maria de Majo (ideatore e konkursit), gazetarja Silvia Sottile, kritikja Donatella Cerboni si dhe kryesohej nga Diletta Nicastro.

Të gjitha veprat fituese do të përfshihen në ditët në vijim në librin ebook  të titulluar “Frazat më të bukura të dashurisë” që deri tani është  i disponueshëm në Amazon Kindle me veprat e përzgjedhura nga 2012 deri në 2021.

Fituesi në seksionin e Poezisë ndër të tjera kishte të drejtën  të krijonte një faqe në emër të tij në Wikipoesia, por Irma Kurti është  pjesë përbërëse  e Enciklopedisë Poetike.

 

Please follow and like us: