Albspirit

Media/News/Publishing

Izraeli ndalon terapitë për ‘shërimin’ e homoseksualitetit

Izraeli ka ndaluar terapitë që kanë pasur qëllim “shërimin” e homoseksualitetit. Ky vendim do të zbatohet që sot. Urdhri i së hënës përfshin edhe ndëshkime për ata që janë përfshirë në “abuzime serioze të komunitetit LGBT+ (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor)”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz, përmes një postimi në Twitter. “Orientimi seksual nuk është problem që ka nevojë për trajtim. ‘Terapitë e konvertimit’ nuk janë trajtime”, ka shkruar Horowitz, raporton The Times of Israel. Ai u është drejtuar pjesëtarëve të komunitetit LGBT+, duke u thënë se ata janë “të mrekullueshëm dhe të bukur ashtu siç janë”. Në dekadat e fundit, Izraeli është bërë më tolerant ndaj homoseksualitetit. Qyteti bregdetar, Tel Aviv konsiderohet pjesërisht liberal. Megjithatë, çiftet e gjinisë së njëjtë nuk mund të martohen./euronewsalbania

Please follow and like us: