Poezia e Jorgos Kanelopoulos vjen në shqip nga Arqile Garo
Jorgos Kanelopoulos: NATËN E MIRË!
Mbaj letrat e tua ngjyrë deti
në dorë: edhe rri i lexoj,
trishtimi më ngjeth e sikleti,
kur kthehem dhe mprapa vështroj.
Oh! letrat me ngjyrën e detit,
kujtime të brishta plot mall,
më shkruan gjithçka mes rrëmetit
por s’ thua: do kthehesh prapë vallë?!
Të pres gjithë jetën e jetës,
por s’ ndodhin, or jo, mrekullira,
ringjallja përtej së vërtetës,
në letrat e tua gjithë ngjyra.
Ah, letrat e tua ngjyrë deti,
çdo fjalë një thikë që më therr,
dhe pika e lotit që pyeti,
më thuaj: çfarë krimi kam bërë?!
Shqipëroi: Arqile Garo.
Please follow and like us: