Amarda Ekmekçiu: Gëzuar Kosovë, Pavarësinë tande!
Gëzuar loçkë!
Gëzuar trime!
M’a do zemra me t’i thur dy fjalë!
E me t’dashtë zemra, e ka n’i i madhi Zot lutjen e bijve t’u, me t’pa zonjë hijerandë. Ashtu si dëshiron e tan shpiptaria.
O tokë e bjeshkëve kreshnike!
Moj nanë dardane që rrite trima, maleve me shkrepa ku jetojnë veç shqiponjat!
Shqipet në tanë botën, kudo janë s’t’harrojnë kurrë. Se nana asht nanë e, dashnia për të asht çerdhja që i mbledh zogjtë n’fole. Asht motivi që i jep formën gjakut n’zemër.
Të qofshin falë bijtë e tu, Isa Boletini, Adem Jashari me trimat e vet. Historia jote asht shkruar me gjak. Me gjakun e burrave që të deshtën zonjë e të pavarur. Nuk du me vanë dorën n’plagën tane, se sot ti je kryenalt.
Se isha ende kërthi kur ndigjosha kangët e bilbilave t’u kangtar Esat Bicurrin, Nexhmije Pagarushës e pyesja babën me kureshtje fmije. E ndjeja një dhimje n’fjalët e tij. Veç shpirti m’a ndjente se një ditë, një ditë do t’prekja bukurinë tande stolisur me liri.
Dhe erdh ajo ditë. T’përqaf nga afër burrneshat që humbën burrat n’luftë, nanat që humbën bijtë e, mora prej tyre forcën tane shqipe, madhështinë e lirisë. Se kam plot miq me besë n’tanë botën n’mërgatë, që zemra e mendja thrret Kosovë. E t’gjithë du me i uru:
Gëzofshi Kosovë m’a t’mirë!
Kosovë sot e mot, n’jetë t’jetëve!
Please follow and like us: