Amerikani surprizon fqinjin kosovar me flamurin e Kosovës
Një amerikan me emrin Jon Fanelli ka vendosur që të suprizojë fqijnin e tij nga Kosova, duke vendosur flamujt e Kosovës, në ditën e pavarsisë së saj.
Me anë të një postimi në Twitter, ai shkruan se ata vendoson ta bënin këtë gjë pasi edhe në Kosovë festohet 4 korriku.
“Fqinjët tanë janë nga Kosova dhe na treguan se si e festojnë 4 korrikun në solidaritet me SHBA-në.
Gjysma e rrugës sime vendosi që ne t’ia kthenim nderin dhe kemi vendosur flamujt e Kosovës për Ditën e Pavarësisë së tyre, me 17 shkurt”, shkroi amerikani Jon Fanelli në Twitter.
Please follow and like us: