Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata pezullon garën e FSHF në të gjithë vendin

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar një tjetër betejë me Armand Dukën. Pas Tiranës, Gjykata ka pezulluar garën për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit në të gjithë vendin.

Është Gjykata e Tiranës ajo e cila ka bllokuar garën në FSHF gjer në shqyrtimin e manipulimeve dhe të gjithë dosjes voluminoze ku faktohen trukimet për zgjedhje.

Përmes këtij vendimi, Gjykata e Tiranës ka pezulluar mandatet e FSHF-së gjer në gjykimin e dosjes së plotë të falsifikimit.

Gjithashtu, Gjykata ka vendosur që Duka, Shulku e Kokëdhima të pezullohen gjer në vendimin përfundimtar për të gjitha shkeljet për të cilat ata akuzohen.

Gjykata e Tiranës ka vendosur që FSHF nuk mund të bëjë zgjedhjet pa u shqyrtuar më parë ankesat në gjykatë, të cilat janë në fakt nga të gjithë shoqatat rajonale të sportit të cilat në kallëzimet e tyre kanë shprehur shqetësime për trukim të numrit të delegatëve dhe blerje të tyre.

Në vendimin e saj, Gjykata e Tiranës ka pezulluar edhe Komitetin Ekzekutiv të FSHF për zgjedhjet e 2 Marsit si dhe gjithë Komisionin e Verifikimeve në FSHF për zgjedhje, të cilët janë në fakt njerëzit e besuar të Armand Dukës.
Në këtë mënyrë, zgjedhjet për FSHF të planifikuara për në 2 mars do të shtyhen, gjer sa të mbarojë fillimisht gjykimi i shkeljeve. Gjykata e Tiranës ka vendosur që zgjedhjet e FSHF të bëhen vetëm pas vendimeve penale për shkeljet.

Please follow and like us: