Albspirit

Media/News/Publishing

KANADA/ “Ëndërro shumë ose asgjë”- Anaida Deti, shqiptarja e parë në listën e njerëzve me më ndikim

TORONTO- ONTARIO

Që prej vitit të largët 1897, platforma SUKSES ka qenë zëri kryesor për njerëzit që marrin në dorë rritjen e tyre personale dhe profesionale. Për të gjashtën herë ka përzgjedhur 25 liderët më me ndikim në hapësirat: trajnerë, folës, autorë, mentorë dhe liderë të mendimit që duhen njohur në vitin 2022. Por këtë vit, në nder të 125-vjetorit të SUKSESIT, vëmendja u shtri përtej emrave të familjes tek drejtuesit e përditshëm që pasqyrojnë vlerën e vërtetë për këtë revistë; duke ndikuar tek të tjerët në një mënyrë pozitive. Këtë vit iu kërkua lexuesve të nominoni njerëzit që kanë bërë një ndryshim afatgjatë dhe pozitiv në jetën mbi të cilën kanë ndikuar. Për herë të parë një shqiptare thyen rekordin edhe të vet edhe të listës së gjatë të të nominuarve duke u bërë një nga ndikuesit më të fortë për frymëzim.
Shqiptarja Anaida Deti, bën pjesë tek një nga emrat Lider të përzgjedhur e të vlerësuar si një profesioniste stomatologe që ka ndërtuar një model biznesi të vlerësuar me çmime dhe tani frymëzon dhe motivon profesionistë të tjerë stomatologë dhe gra sipërmarrëse për të ndjekur ëndrrat e tyre. Ajo gjithmonë thotë: “Ëndërro shumë ose asgjë”.
40-vjeçarja nga Durrësi ka kaluar një diktaturë, një luftë civile, tre shtete dhe shumë sfida personale dhe biznesi. Fillimet e saj modeste nisin me emigrimin e saj dhe të bashkëshortit nga Shqipëria në Kanada, 19 vjet më parë, pothuajse pa para dhe pa anglisht. Ajo punonte 7 ditë në javë ndërsa shkonte në shkollë me kohë të plotë. Gjithçka e nisi nga e para. Biznesi i saj filloi vetëm me të, duke rezervuar takime në makinën e saj derisa ajo mundi të hapte biznesin e parë në vitin 2016.
Sot, ajo zotëron disa klinika dentare në të gjithë provincën duke njohur vetëm rritje. Pothuajse as ajo vet nuk do ta kish besuar që do të bëhej një grua biznesi. Historia e saj është konsideruar si një histori suksesi jo vetëm nga të gjithë ata që e njohin, por edhe nga shumë media kombëtare dhe ndërkombëtare. Anaida është personazh në mjaft shfaqje televizive, emisione radiofonike, revista, gazeta, platforma online dhe shumë të tjera për të ndarë udhëtimin e saj të suksesshëm mbi ekspertizën e saj dentare. Anaida ka qenë në kopertinë për shumë revista prestigjioze.
Ajo u shfaq në FORBES në tetorin e vitit të kaluar duke ndarë këshillat e saj të biznesit se si të jetë e suksesshme. Ajo u zgjodh si një nga 10 udhëheqëset më me ndikim të biznesit për t’u ndjekur në vitin 2020 në Amerikën e Veriut nga Revista PrimeView. Ajo u zgjodh gjithashtu si një nga gratë e biznesit më të suksesshme për t’u parë në 2020 nga Insight Success, si dhe si 100 kompanitë më të mira në 2020 nga Revista Exeleon. Ajo u zgjodh si 10 CEO me performancën më të mirë 2020 nga The Business Berg.
Në vitin 2021 ajo u vlerësua si një nga femrat sipërmarrëse më me ndikim nga Revista Woman Entrepreneur. Ajo është një profesioniste stomatologe që ka ndërtuar një model biznesi të vlerësuar me çmime dhe tani frymëzon dhe motivon profesionistë të tjerë jo vetëm në këtë fushë. Përveç kësaj, ajo themeloi KIND (Kids In Need of Dentistry), një organizatë jofitimprurëse që ndihmon në ofrimin e kujdesit dentar shumë të nevojshëm për fëmijët. Deti është mamaja krenare e dy fëmijëve të bukur, Samuelit dhe Ilianës./ampres

Please follow and like us: