Albert Ajnshtajn protestoi vrasjen e albanologut Milan Shuflaj, në faqen e parë të “The New York Times”
Ruben Avxhiu
Në 19 shkurt 1931, agjentët serbë vranë studjuesin dhe albanologun e madh kroat Milan Shuflay. Ata ia thyen kokën me vare, bastisën apartamentin e tij dhe vodhën dorëshkrimin Kodeksi Albanikus, Vëllimi i Tretë, një vepër madhore për historinë dhe kulturën shqiptare që nuk është gjetur më.
Sipas të gjitha gjasave është shkatërruar nga organizatorët e vrasjes së tij.Për të është shkruar shumë, po një ngjarje interesante ka qenë protesta publike për vrasjen e tij nga Albert Ajnshtajn dhe Hajnrish Man (shkrimtar dhe vëllai i të famshmit tjetër Tomas Man), të cilët dënuan publikisht Beogradin për këtë krim.
Letra e tyre u botua në faqen e parë të gazetës së njohur “The New York Times”.
Madje po ta shihni nga fotografia shoqëruese, kollona e tij është e para në numrin e ditës, të 5 majit 1931.
Letra e protestës që akuzonte drejtpërdrejt për terrorizëm mbretin jugosllav dhe klikën e Beogradit i drejtohej Ligës së të Drejtave të Njeriut, me qendër në Paris. Për Ajnshtajnin dhe bashkënënshkruesin e letrës, vrasja makabre e albanologut shqiptar ishte një shembull më shumë e terrorizimit të inteligjencës kroate nga regjimi terrorist serbocentrik i Beogradit.
22 tetor 2002/Apeli i intelektualëve shqiptarë për vlerësimin e gjuhëtarit kroat, Milan Shuflai