Bexhet Çobani: PREJARDHJA E EMRIT TË LIBOHOVËS
Një pjesë e studiusve supozojne se koha e themelimit të qytetit të Libohovës lidhet ngushtë me egzistencën e disa Varreve Pagane Dy varret pagane të dy çifteve janë të vendosur njëri në lagjen Teqe, ndërsa tjetri në lagjen Linua. Ato janë në drejtim verilindje-jugperëndim dhe pozicioni në të cilën ato ndodhen është dëshmia se ato i përkasin periudhës së para krishtit. Janë të gdhendur në shkëmb në një gur të latuar, e gdhendur në formën e sarkofagut si dhe kanë një mbulesë guri të gdhendur, karateristika këto që i gjejnë vetëm tek varret romake të periudhës së parakrishtit. Egzitenca e këtyre vareve tregon qe Libohova ka qënë e banuar IV-V shekuj para krishtit
Studiusi Frances F. Pounqueville (Pukëvili) shkruan… Në anën e djathtë nga lindja e Ceyindusit (Lumit Drino) është e vendosur Libohova, ku sundon Shanishaja, kryelarta dhe e pamëshirmshja “zonjë e Dryopias”, pra emri i parë i Libohovës ka qene “DRYOPI”.
Ky dëshmon per lëvizjen në kohërat heroike të një kolonie Dryopët (banoret e parë të Kythnos, ku prej tyre ishulli mori emrin DRYOPIS).
Banorët e parë të Kythnos kanë qenë popullsi paleoindoeropiane: fjala Dryopis vjen nga “Dryon”. Fjala “Dru” në sanskritisht është “Dru” dhe “Lis”. Ata ishin popullsi protohelene, pellazge dhe adhuronin Drurin e Lisit Jetëdhënës. Dishendentët e kesaj popullsie, kanë merituar vazhdimisht në periudha të ndryshme historike një vëmendje të madhe për meritat e tyre personale, gjeninë e tyre, e cila dilte mbi interesat e ulta të njerëzve të thjeshtë, të njohur si paraekzistenca e asaj që shkruhet “mund të shesim fëmijtë tanë, por jo fisnikërinë tonë”. (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grece, Paris, 1821, p. 356-7).
Sipas Dr. Gazmend Mukës mbështetur në studiusin Frances F. Pounqueville (Pukëvili) po japim versionin tonë nga rrjedh emri Libohovë:
Mbreti Hadriani (117-138 pas Krishtit) gradoi me titullin shiliark (chiliarque), Libatonius-in nga fisi i Atlasit, i cili ngriti fortesën Libatonion (në Libohovë), ne një vend shumë të këndshëm, të shëndetshme dhe të bollshme me burime jetësore ujore. Midis Libohovës dhe Labovës së Kryqit gjejmë toponimin Qisha Mat (nënë) dhe rrënojat e saj. Figura e fisit Atlasit (Atlante) përfaqëson atë pjesë të rëndësishme heroike ku dëshmohem lëvizje të shumta. Ai figurativisht në paraqitjet antike figurohet me globin e botës në supe, gjë e cila dëshmon popullin që ka kryer lëvizjet e mëdha. Për të thuhet që vjen nga Azia, është mbret i Afrikës dhe i Atlantidës. Civilizimi i tij paraqitet shumë i zhvilluar dhe mjaft i fuqishëm, duke zotëruar njohjen e të gjithë botës së eksploruar deri atëhere. Ata ishin të lidhur me Egjiptin, Tebën dhe padyshim zotëronin dhe orakujt. Pas kataklizmave, që pasuan me zhdukjen e Atlantides (rreth viteve 1600-1500 para K.), popullsia e mbetur u vendos ne Europe. Ky popull qe jetonte me mjaltin e lisave (Glans Chanoia), deshmon ne menyre simbolike ate cka Herkuli i shtyre Euristeo kerkoi te merrte nga ata, frutet e arta. Lavdia e popullit te Atlasit eshte nje nga me te lavdishmet ne periudhen e gjigandomakise, e cila u kthye me pas ne burim te fuqishem frymezimi per njerezimin. Ndaj ne te gjitha dyert princore, ku paraqiteshin perfaqsuesit e tij gjate tregimit te “Kronikes se Argirokastres”, i gjenin te hapura. Por megjithate duke ndjekur linjen gjenealogjike te tyre verejme lidhjet e ngushta me popullsine autoktone. Emrat e Dardanit, Tros-it, Ganymedit, nga e cila del dhe Ilus(Ilioni), nuk jane gje tjeter, por thelbi i bashkesise iliriane.
Justin Curopalate(565-578), i cili ndoqi perandorin Justinian, duke vene nje prijes te pafte ne krye te vendit, ai nuk mundi t’i rezistonte njezetepesemije armiqve, te dale nga Italia(ndoshta visigotet, te cilet shkaterruan me 552 Onhezmin-Saranden, mund te kene vazhduar ofensiven e tyre dhe me vone), te cilet pushtuan qytetin e famshem te Druinopolit, te cilin e shkaterruan qysh nga themelet.
Megjithe kete katastrofe mbeten tre femijet e shquar te familjes Libatonios (Libohovë), te quajtur Argyrus, Colores dhe Chrysodalus, që ndane me mirëkuptim ne pjese te barabarta.
1. Argyrus Per pasoje, i pari ngriti nje kala mbi shpelle, te ciles i dha emrin e tij(me pas aty do te njohim Gjirokastren), dhe qe bashkohej me juridiksionin e vendeve te Gardes (Kardhiqin), Zoile (Zhulatin), Chomele (Paleokastren-Homelicen) dhe Titopolis (Tepelenen).
2. Colores ndertoi nje keshtjelle te forte (ne Kollorcen e sotme) ne afersi te kanalit hidraulik nentokesor (Souterazzi), prane lumit Drinos( Drynus) dhe ai kishte ne periferine e tij, nga nje ane fushen qe shtrihet deri ne Aristion(fundi jugor i lugines se Drinos, ne Ktismata, e njohur me Arinishtes apo Aristion-it) dhe ne lartesi deri ne manastirin e Shen Marise se Koshovices (Cossovitza).
3. Chrysodalus, ndertoi nje fortifikim ne kembet e malit Pelakos, me qellim qe te ishte prane vellezerve te tij, te cilet ne rast rreziku te ndihmonin njeri-tjetrin, dhe ndau Chaonopolis (Kaonopoli) nga Delion(Delvina), deri ne te djathte te lumit Socachus(Suhes).
Kur Aleks Komnenin (1081-1118) hipi ne fron, shfuqizoi dekretet e meparshme perandorake. Per kete aresye Druinopojasit derguan tek ai kryepeshkopin Metodin i cili rridhte nga familja e Colores. Bashke me te shkuan dymbedhjete arkondë:
1. Dukas, i Argirit (Gjirokastres);
2. Leontini, i Livatovie-s (Libohoves);
3. Marcelli, i Garde-s (Kardhiqit);
4. Andre i Chomele-s (Homelices);
5. Angjelini, i Titopolis-it (Tepelenes);
6. Costantini, i Colores (Kollorces);
7. Pjetri, i Zoile-s (Zhulatit);
8. Marku Dijetari i Chaonie (Kaonise);
9. Joan Polijan (Policanit),
10. Manueli i Délès; (Delvines)
11. Kiriaku i Aristionit.
Perandori i priti keta te derguar me nje respekt religjioz, dhe e lejoi kryepeshkopin te merrte nentemije monedha ari per te ndertuar nje kishe “Fjetja e Shen Marise” (ka mundesi te jete kisha ne Peshkepine e Siperme), prane malit Pelakos-Bureto, ne vendin ku mbahej panairi i madh, te cilin Kostandin Pogonat e pati transferuar gjetke; ai i dha kete vend si privilegj kryepeshkopit, taksat e panairit qe ngriti, i cili ishte fiksuar per dymbedhjete dite. Perandori ju shtoi ketyre dhuratave te drejten e mbledhjes se nje te dhjeten ne te gjithe shtrirjen e dioqezes se tij, ashtu si edhe keshtjella e Pelakos, qe ishin te pavarur nga kurora; me ne fund konfirmoi keto privilegje me nje bulle perandorake te perhershme dhe te parievokueshme, drejtuar patriarkut Eustathe, i cili i dha miratimin e tij. (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grece, Paris, 1821, p. 319-355)”.
Pra argumente e paraqitura me lart tregojne qartë se emri i Libohovës rjedh nga emri i fortesës Libatonion që ështe ndërtuar ne vitet 130 .
Please follow and like us: