Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: PIJETARI

Kur me ca gllënjka mbyt mërzinë
E ndez përfund stomakut zjarr,
Me tym duhani ndan vetminë
Diku një qoshe, pijetar.
Ti, fik një brengë në shpirt trazuar
Në bulëzat ballit ngjall një shpresë,
Paçka një qosheje vetmuar,
Dhe sofrës shtruar pa kujdes.
Atje më tej disa ngërdheshen,
Të qeshin, tallen keq me ty,
S’e dinë që heshtja mposht përleshjen
Si ti, pa fjalë, që hesht ndër sy.
Të rreshtin gotat një nga një
Ç’u pa kjo jetë më thuaj vallë!
Vetveten ke pa plëng e gjë,
Dhe botë e marrë që vjen vërdallë…
Please follow and like us: