Diplomatët e ambasadës së SHBA në Tiranë, në një mision human

Ambasadorja Yuri Kim, Zëvendës Ambasadori Demian Smith dhe punonjës të tjerë të Ambasadës morën pjesë në fushatën e dhurimit të gjakut, organizuar në Ambasadën e SHBA-së, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Shqipërisë dhe Bankën Kombëtare të Gjakut. Fushata e dhurimit të gjakut e Ambasadës Amerikane në Tiranë është një aktivitet vjetor, ku stafi i amerikan dhe shqiptar i Ambasadës dhuron gjak. Sipas Kryqit të Kuq, një qese me gjak mund të shpëtojë tre jetë. Dhuroni gjak dhe do të shpëtoni një jetë, si dhe do t’u jepni shpresë të tjerëve! Nëse dëshironi të përfshiheni dhe të dhuroni, kontaktoni Kryqin e Kuq Shqiptar
http://www.kksh.org.al/dhuroni-gjak/



Please follow and like us: