DITËT E LETËRSISË DHE GJUHËS SHQIPE NË BORAS TË SUEDISË
Anxhela Ziso, mësuese dhe aktiviste në komunitetin shqiptar në Suedi rrëfen për Diellin e Vatrës në New York veprimtaritë e shumta artistike, kulturore dhe letrare në shërbim të gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar shqiptar në Suedi. Në një bashkëbisedim me Editorin e Diellit Sokol Paja, Anxhela Ziso shprehet se në bashkëpunim me shoqatën Migjeni në Suedi përveç radios dhe revistës së përmuajshme dhe gazetës Dituria, angazhohemi në aktivitete të ndryshme kulturore e komunitare ku çdo vit në fund të muajit Mars mbahet festivali i poezisë në qytetin e Boråsit ku marrin pjesë shkrimtarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ka poetë nga të gjitha shtetet. Lexohen poezitë në të gjitha gjuhet dhe mbahet një program në gjuhën suedeze dhe shqipe.
RADIO DITURIA, GJUHA DHE KULTURA SHQIPTARE NË SUEDI
Radio programi ndahet në 3 pjesë ku: Pjesa e parë i dedikohet lajmeve kulturore që ndodhin në Shqipëri dhe në Kosovë, por jo vetëm, edhe kudo që ka shqiptarë vendosim dhe muzikë. Pjesa e dytë i dedikohet promovimit të letërsisë ku ftojmë poetë të ndryshëm ose përzgjedhim një poet, më pas lexojmë disa poezi dhe flasim pak rreth poetit. Pjesa e tretë i dedikohet fëmijëve, kjo me përralla dhe këngë për fëmijë.
AKTIVITETET KULTURORE DHE PUNA VULLNETARE
Punët vullnetare kanë qenë kryesisht duke aktivizuar fëmijët dhe të rriturit në aktivitete të ndryshme kulturore. Në qendrën “Träffpunkt Simonsland” kam ndihmuar moshat 55+ në aktivitete të ndryshme fizike duke mbajtur një program stërvitor, gjimnastik. Gjithashthu, kam ndihmuar në integrimin në punë dhe në gjuhën suedeze moshat 55+.
PËR NJË BOTË TË QËNDRUESHME MJEDISORE, SOCIALE DHE EKONOMIKE
Në bashkëpunim me “Studiefrämjandet” dhe komunën jam angazhuar me Agjendën 2030.
Agjenda 2030 – e njohur edhe si Objektivat e Qëndrueshmërisë së OKB-së, Objektivat Globale, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, SDGs – është plani që shumica e vendeve në botë janë të përkushtuara të zbatojnë për të arritur një botë të qëndrueshme mjedisore, sociale dhe ekonomike deri në vitin 2030. Pikërisht në këtë agjendë kam qenë pjesë e bashkëveprimit social në komunitet.
STUDIMI NË GJUHËN SUEDEZE, PUNA SI MËSUESE ME FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE
Unë punoj për 4 vjet e gjysmë në Shkollën 9-vjecare “Särlaskolan” Borås si mësuese Tekstili dhe matematike dhe me femijet qe kane aftesi ndryshe në zhvillim. Përveç punës që e dua dhe kam marrëdhënie të mirë me nxënësit dhe mësuesit e tjerë sa me gjithë stafin e rëndësishme për mua janë edhe profesionalizmi i mëtejshëm. Për këtë jam marrë me trajnime që kanë të bëjnë me zhvillimi i lidershipit. Në këtë kurs si përmbajtje thelbësore: Roli i lidershipit dhe dinamika e grupit, Të mësuarit dhe të mësuarit, pedagogjia dhe metodologjia e Folkubildning, ideja dhe organizimi i Studiefrämjandet; Mësimdhënia suedeze dhe praktika e punës Suedishtja është si gjuhë e dytë për akademikët e huaj për një jetë të qëndrueshme sociale dhe punë këtu. Arsimi përfshin suedishten si gjuhë të dytë dhe studime lëndore në studimet sociale ku gjuha suedeze është në fokus. Kurs tjetër ne lidhje me punën kam kryer kursin SKUA: ku përpjekjet synojnë të gjitha aktivitetet dhe kanë një fokus të qartë në mësimdhënie dhe të nxënit. … Qëllimi i përgjithshëm i të gjitha nismave është të kontribuojnë në një cilësi më të lartë të mësimdhënies dhe në këtë mënyrë të promovojnë zhvillimin e gjuhës së fëmijëve dhe të nxënësve, të lexuarit dhe të shkruarit. Gjithashtu në profesionin e bukur të mësueses falë specializimeve dhe trajnimeve që na bën edhe shkolla kam punuar dhe punoj dhe me fëmijët që kanë aftesi ndryshe në zhvillim. Sidomos me fëmijët autikë.
KURSI PËR INTEGRIM NË TREGUN E PUNËS DHE RËNDËSIA E GJUHËS
Kam gjithashtu një projekt që unë e kam krijuar me ndihmë të Studijefrämjandet ku kam një rreth studimi drejtues program-rrethi studimor “Gratë jashtë tregut/sistemit të punës. Ky program ndahet ne kater etapa: 1 – Gjuha – cila gjuhë përdoret në fusha të ndryshme. Ku dhe si përdorim gjuhë të ndryshme në varësi të personit që takojmë (shkollë, shërbim punësimi, mik, kurs, etj.) teknologji gjuhësore (teknologji e prezantimit) 2- Hyrje – jeta e punës: informacione për jetën e punës, si të aplikoni për një punë në Suedi, CV, letër personale, teknikë interviste, praktikë etj. 3-Shëndeti: informacion për fondin e sigurimit, pensionin e sëmundjes etj. 4-Zhvillimin personal – punojmë me grupin ku rrisim dhe flasim për vetëbesimin, vetë-imazhin, individin në shoqëri, punën jofitimprurëse dhe jetën e përditshme kuptimplotë. Kontakti me shoqërinë etj. Fale ketij projekti qe une ndertova dhe mbajta shumica e grave qe ishin pjesmarrese gjeten pune dhe disa prej tyre u integruan ne tregun e punes duke i aktivizuar ne praktika profesionale. Plani i ardhshëm është që të mos fokusohemi vetëm tek një grup individësh por për të gjithë ata që kanë nevojë dhe duan të integrohen në punë, në shoqëri, në komunitet.
SHOQATA ‘’MIGJENI’’ DHE AKTIVITETET LETRARE PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR
Në bashkëpunim me shoqatën Migjeni në Suedi përveç radios dhe revistës së përmuajshme dhe gazetës Dituria, angazhohemi në aktivitete të ndryshme kulturore. Çdo vit në fund të muajit Mars mbahet festivali i poezisë në qytetin e Boråsit ku marrin pjesë shkrimtarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ka poetë nga të gjitha shtetet. Lexohen poezitë në të gjitha gjuhet dhe mbahet një program në gjuhën suedeze dhe shqipe. Në bashkëpunim me bibliotekën e qytetit të Göteborg i kushtojmë organizim ditës së letërsisë në gjuhën shqipe. Poetët prezantojnë poezi në të dyja gjuhët.
AKTIVITETET PËR PAVARËSINË E KOSOVËS DHE FËMIJËT
Me shoqatën Dardania IF në Borås kam pasur angazhime të ndryshme kulturore. E fundit ishte mbajtja e eventit kulturor kushtuar pavarësisë së Kosovës. Vit për vit kjo shoqatë organizon një event për pavarësinë e Kosovës ku si për qëllim ka të mbledhë komunitetin shqiptar në Boras me një program të ngjeshur kulturor. Këtu sivjet në këtë event u përfshinë mosha të ndryshme duke filluar nga fëmijët që kërcyen dhe vallëzuan, të rinjtë dhe të rriturit që vallëzuan e kënduan, me qindra të ftuar në një program të ngjeshur kulturor ku jepen shumë mesazhe si patriotike, kulturore dhe edukuese, ka argëtim dhe bashkëveprim midis shqiptarëve.
AKTIVIZIM SOCIAL NË ASPEKTIN GJINOR
Ndihma që kam dhënë unë për të drejtat e njeriut ka qenë më shumë në lidhje me gruan në shoqëri. Gratë janë të papuna, nuk kanë të ardhura, nuk dinë pothuajse asgjë për shoqërinë. Gjendja e tyre familjare është e keqe pasi është burri ai që është përgjegjës për ekonominë dhe se këto gra kanë nevojë për një mbështetje dhe ku më mirë mbështetjen ta gjenin tek njëra- tjetra. Ky aktivizim social në aspektin gjinor rrit shancet edhe të njohjes së problematikave të kohës, të angazhimit social sa njohjen sesi funksionojnë gjërat, si mund të bëhen më mirë gjërat.