Arti bashkëkohor i Shpend Bengut krah Picassos
“Prodhimi piktoresk i Bengut manifeston një aromë të shekullit të njëzetë të një vule të pastër klasiciste, ai mban një qëndrim të vendosur ndaj prirjeve të artikuluara të abstraksionizmit, duke treguar një tipar të sigurt dhe të fortë në konturet’’.
Këto janë disa nga fjalët për artistin Shpend Bengu, në atlasin e artit bashkëkohor.
Ai është bërë e pjesë antologjisë së këtij arti ndërkombëtar prej vitit 1940 – 2022 , i cili shpërndahet në muzeume, galeri, shtëpi ankandi dhe bibliotekat më të rëndësishme të botës, ku piktori shqiptar renditet krah emrave të njohur botërorë si Picasso, Frida Kahlo etj
Bengu është përzgjedhur nga Shtëpia Botuese “De Agostini” në bashkëpunim me stafin e “Start Grup”. Pas vlerësimit ku mori pjesë në promovimi e atlasit së artit botëror në Itali, duke e konsideruar një ëndërr të përmbushur.
Artsisti Bengut në këtë album të artit modern, është përzgjedhur një peizazh metafizik që mbart një metaforë të fort. Por duke qënë se në Shqipëri mungojnë kritikët, pasi është mbyllur shkolla e kritikës, thotë se do bëjë një bojkot të ekspozitave në Shqipëri.
Shpend Bengu si një nga artistët shqiptar më në zë të artit modern dhe konceptual në Shqipëri, që karakterizohet për finesën dhe teknikën e veçantë në pikturë dhe grafikë. Sipas tij ky art nuk do t’a japi më ndjesinë e aromës së studios, kanavacës, ngjyrave etj, pasi po mbizotëron digjitalja.
Ky sukses i Bengut që i vjen si një dhuratë në 60 vjetorin e tij, pjesë e enciklopedisë prestigjoze të artit kontemporan De ‘Agostini, është një ‘guidë’ në të gjithë botën./mcntv. al