Albspirit

Media/News/Publishing

Banka zvicerane zbulon pasuritë e politikanëve të korruptuar, mes tyre edhe nga Shqipëria

The Guardian ka investuar rrjedhjen masive të një prej bankave më të mëdha në botë, Credit Suisse, me seli në Zvicër. Në të, janë publikuar pasuritë e fshehura të politikanëve, trafikantëve të drogës dhe kriminelëve.  Në listë, ishin përfshirë shumë ish-personazhe të njohur, si ish-diktatori i Filipinëve Ferdinandi dhe gruaja e tij Imelda, të cilët mendohet se vodhën 10 mld euro. Nga ana tjetër, i implikuar është edhe Pavlo Lazarenko, ish-kryeministër i Ukrainës, i cili akuzohet për vjedhjen e 200 mln eurove. Në investigimin e “The Guardian”, nuk është publikuar listë shtetesh, por vetëm hartë, të cilën nëse e zmadhon, me një rreth të kuq shfaqen vendet nga ku janë llogaritë e personave të korruptuar. Ky rreth i kuq, është edhe mbi Shqipërinë, por nuk dihen emra konkretë.

https://www.balkanweb.com/zbulohen-te-dhena-nga-nje-prej-bankave-me-te-medha-ne-bote-implikohen-politikane-e-kriminele-kush-eshte-ish-kryeministri-ukrainas-qe-gllaberoi-200-mln-euro-nga-parate-e-shtetit/

Please follow and like us: