Gani Perolli: BASHKIMI KOMBËTAR, ÇЁSHTJE MADHORE
Bashkimi i trojeve kombëtare është një çështje që nuk duhët të injorohet më. Kjo është një çështje vitale për kombin tonë. Nga kjo varet ardhmëria e tërë kombit.
Që nga Lidhja e Prizrenit e këtej ky ka qënë, është dhe duhet të jetë objektivi kryesor për tërë kombin. Asnjë qeveri që nga shpallja e Pavarësisë në 1912 nuk u muar më këtë qështje. Për bashkëkimin kombëtar nuk kanë qënë as ata që ne i kemi ngritur deri në qiell me lavdata.
Për bashkimin kombëtar nuk ka qenë Ismail Qemaili, për bashkim kombëtar nuk ka qenë Isa Boletini. Për bashkim kombëtar nuk ka qenë Fan Noli, nuk ka qenë Ahmet Zogu. Nuk ka qenë Enver Hoxha. Nuk ka qenë asnjë administratë, as në Shqipëri as në Kosovë që nga dështimi i komunizmit sot 30 vjet.
Për bashkim kombëtar Enver Hoxha ka qënë njeriu më i dëmshëm i të gjitha kohërave. Ai jo vetëm që nuk ishte për bashkim, por pranoi për ta zhbërë shtetin shqiptar e t’ia falë Titos si pjesë të Jugosllavisë.
Të dalim tek koha e shpalljes së Pavarësisë, nuk ka pasur ndonjë diferencë të madhe mes Ismail Qemailit, Esat Toptanit dhe Preng Bib Dodës përsa i përket çështjes kombëtare. Ky i fundit e pat pranuar këtë, në një bisedë që pati me Princ Vidin. Ahmet Zogu nuk u mor me çështjen e bashkimit kombëtar.
Gjatë këtyre 30 viteve të fundit pas falimentimit të komunizmit, shumë pak, ose hiç, është arritur në aspektin kombëtar. Në sipërfaqe kjo gjë duket e pakuptuashme, por është krejt e thjeshtë. Kjo ka ndodhur sepse politkanët e Shqipërisë, si edhe ata të Kosovës kanë vënë interesat e tyra përsonale, klanore, partiake dhe ideollogjike mbi ato kombëtare.
Asnjë administratë as në Shqipëri e as në Kosovë gjatë kësaj kohe nuk ka arritur asnjë rezultat pozitiv në çështjen kombëtare, Kjo gjë nuk është e rastit. Kjo ka ndodhur për arsye të injorimit të çështjes kombëtare.
Unë jam besimtar i bindur i mendimit amerikan që thotë se suksesi matet sipas rezultatit të arritur.
Eshtë e nevojshme të krijohet një entitet mbarëkombëtar i cili do merret veçanërisht dhe eskluzivisht me shkoqitjen e problemit kryesor kombëtar, që është bashkimi i trojeve në shekullin 21. Jo me ligjerata pretenduese, por me aktivitet konkret. Një farë “Think Tank”.
Të mos humbim kohë kot duke debatuar se kujt i takon kjo detyrë.
Ja përgjigjia: I takon atij ose asaj që do ta formojë. Ne tjerët duhet ta përkrahim pa kondita dhe ta përcjellim aktivitetin e tyre më vemendje e me komente dhe sygjerime.
Entiteti i ri nuk do të jetë i përsosur (perfekt). Do të evulojë më kohë. Harroni kritikat. Sygjeroni diçka pozitive.
Harroni teoritë e gjata e të lodhshme. Merruni me realitetin që egziston.
Nuk na mungojnë shprehjet boshe patriotike. Nuk na mungon patriotizmi folklorik.
Na mungon patriotizmi i vërtetë. Na mungon sinqeriteti. Na mungon dashamirësia dhe respekti për njeri-tjetrin. Na mungon kriteri i shëndoshë i gjykimit. Ne nuk dallojmë trimin që flijohet për një çështje madhore nga krimineli ordiner.
Organizimi i këtij entiteti duhet të jetë i ngjajshëm me bordin e një kompanie amerikane, me një numër antarësh të kufizuar, gjithënjë me numër tek.
Entiteti të mos jetë i përbërë vetëm prej një gjinie. Personat e këtij entiteti duhet të shpërblehën për çdo takim me një shpërblim modest për çdo mbledhje. Prap, të ngjashme me atë të Bordit të kompanive amerikane. Shpërblimi të mos vijë nga qarqet shteterore. Mbledhja e këti entiteti duhet mbajtur çdo tre muaj dhe procesi verbal i dokumentuar.
Entiteti duhet te zgjedhi kryetarin nga ky grup me një mandat për vetëm dy vjet. Kryetari ka për detyrë të drejtoj mbledhjen çdo tre muaj. Kryetari gjithashtu ka për detyrë të takohet me çdo kryeministër të një shteti shqiptar, që sot janë dy: Shqipëria dhe Kosova, e së shpejti duhet të jenë tri shtete shqiptare. Kryetari ka për detyrë t’ia dorëzojë kryeministrit një kopje të procesverbalit të mbledhjes dhe të zhvilloje një bisedë duke shkëmbyar mendime, të dyja në mënyrë konfidenciale.
Ky entitet duhet zgjedhur një sekretar, i cili ka për detyrë të mbaj dhe të shtypi procesverbalin e mbledhjes. Mandati i sekretarit duhet caktuar nga ky grup. Ky entitet duhet të antarësoj edhe persona të përshtatshëm, me kujdesin më të madh, nga kombet jo shqiptare me një numër të kufizuar.