Albspirit

Media/News/Publishing

“Putin ka urdhëruar trupat ruse të nisin pushtimin e Ukrainës”. Biden anulon udhëtimin dhe qëndron në Uashington

Vladimir Putin ka urdhëruar trupat ruse të pushtojnë Ukrainën me 190,000 ushtarë të gatshëm për të goditur, kanë pohuar burimet e inteligjencës amerikane.  Burimet thonë se komandantët rusë në terren kanë marrë urdhra për të vazhduar me një pushtim të Kievit dhe ata tani po bëjnë plane specifike beteje se si do të sulmojnë. “Përqendrimi i rreth 190,000 ushtarëve rusë, avionëve luftarakë dhe pajisjeve brenda distancës goditëse të Ukrainës – duke përfshirë deri në 500 avionë luftarakë dhe bombardues – është shumë i pazakontë dhe pjesë e arsyes pse Uashingtoni beson se Rusia është gati për të sulmuar”, tha një zyrtar amerikan për CNN. Nga ana e tij sekretari i Shtetit, Blinken tha se të gjitha shenjat sugjeronin se Rusia ishte në prag të pushtimit. Rusia ka mohuar vazhdimisht plane të tilla. “Gjithçka që po shohim sugjeron se kjo është shumë serioze,” tha Blinken për CNN, duke shtuar se Perëndimi ishte po aq i përgatitur nëse Moska pushton. Shtëpia e Bardhë tha të dielën se presidenti Joe Biden po anulonte një udhëtim në Delaëare dhe do të qëndronte në Uashington. Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly, tha gjithashtu të dielën se ajo po shtynte një udhëtim në Francë për shkak të situatës dhe do të kthehej menjëherë në Kanada. Antony Blinken tha se vendimi i Moskës për të mbajtur rreth 30,000 trupa në Bjellorusi, pranë Ukrainës, mes tensioneve të ngritura në Ukrainën lindore, sugjeron këtë. Paralajmërimi i tij erdhi pasi burime të paidentifikuara të inteligjencës amerikane thanë se komandantët rusë janë urdhëruar të pushtojnë. Por Ukraina tha se lajmet për një pushtim të afërt rus ishin “të papërshtatshme”. Ministri i Mbrojtjes, Alexei Reznikov tha se një sulm “nesër ose pasnesër” nuk ka gjasa pasi asnjë “grup sulmi” rus nuk ishte krijuar ende pranë kufirit.

Please follow and like us: