Beniada Nishani, mesazhi i parë pas daljes nga “Big Brother VIP”
Beniada Nishani (Jakiç) është e para që ka reaguar pas përfundimit të edicionit të parë të “Big Brother VIP”. Finalistja që la e para shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka postuar në “Instastory” disa video ku falënderon të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë. “Përshëndetje, mirëmëngjesi, si jeni? Unë jam këtu te shtëpia e hallës në Durrës. Doja të falënderoja të gjithë njerëzit që na kanë mbështetur. Sa mora telefonin në dorë, por do mundohem avash-avash që të shikoj gjërat që keni shkruar për mua, fjalët. Por kjo video është për të gjithë njerëzit që na kanë mbështetur, ju dua pafund realisht. Faleminderit. Avash-avash do mundohem të jem sa më shumë aktive në “Instagram”, me ju përgjigj të gjithëve. Faleminderit me gjithë zemër. Ju nuk e dini sa na keni ndihmuar me mbështetjen tuaj, me mesazhet që kanë ardhur në shtëpinë e BB VIP nga fansat e mi. Ju dua pafund”, shprehet modelja e njohur, e cila fitoi zemrën e publikut shqiptar gjatë rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP”. Kujtojmë se “Vëllai i Madh” e surprizoi atë duke i dërguar disa të afërm brenda shtëpisë së BB VIP, ku sigurisht nuk mungon mami, babi dhe i vëllai. Gjithashtu Beniada këndoi dhe kërceu me këngëtarin Sinan Hoxha, këngën që ajo e këndonte shpesh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri