Çajup Kajtazi: Letër sime bije!
Poezia “Në rrjedhë jete” nga autori Çajup Kajtazi: Një baba i shkruan të bijës së saj me rastin e ditëlindjes. Lexoje dhe reflekto mbi mesazhin e tij
“Në rrjedhë jete” është një nga poezitë më të veçanta nga autori Çajup Kajtazi. Poezia trajton lidhjet që duhet të ekzistojnë mes prindërve dhe fëmijëve. Sipas autorit, që i falënderohet Zotit që ne jemi vetëm një pjesë e një botë të madhe që është vetë njerëzimi ku shkruan: ‘Ti që nuk me le kurrë pa buzëqeshur’ që reflekton thellë në ndjenjat për fëmijët, ndaj dhe autori ‘i kërkon’ prindërve të kërkojnë një dashuri të madhe me gjithë cilësitë e përshkruara në poezi.
Në rrjedhë jete
Dëgjo lutjen time, Ti dritë e syve të mi
Ti që nuk me le kurrë pa buzëqeshur
Ti që jep aromë dhe shpirt
Që ne të jemi të lumtur
Ti nuk largohesh kurrë nga mendja ime
Aq shumë të mbaj në mend me gjurmët tua
Ecjeve mbi shpirtin tim
Vrragët po çelin stinën e vetmisë
Sa i madh je, Zoti im
Që me bekove më këtë dritë
Sepse ti rrezaton
N’ rrjedhën e jetës sonë
Dhe unë vërtet jetoj
Qoftë dhe një çast pa praninë tënde
Jam hije e zvetënuar
Ti dritë e syve të mi
Ti që nuk me le kurrë pa buzëqeshur.