Albspirit

Media/News/Publishing

E vërteta serbe, e thjeshtë si një amebë e turpëruar!

(Senad Guraziu – Ars Poetica, 21 shkurt 2022)

Profecia e lashtësisë “gjithçka e fshehur, secili sekret, secila fshehtësi do t’zbulohet” sikur lidhet me thënien e mirënjohur për të ‘vërtetën’ – e vërteta është ngjashëm si dielli, ndonjëherë fshihet prapa reve dhe rrezet nuk depërtojnë, por herët a më vonë do t’shfaqet, drita herëdokur triumfon!
Pothuaj u desh të kalonin 2 dekada derisa më në fund dinjiteti intelektual i Çedomir Petroviq, në gazetën “Danas” të Beogradit sikur do ta shkundulloste ndërgjegjen serbe me të vërtetën e thjeshtë për krimet në Kosovë (“A duhet Kosova ta njeh Serbinë” – rubrika “Lični Stavovi”, dmth. Opinione, datë 16. 07. 2021). Anise zëri i tij “dëgjohej” dhe më parë, disa media kosovare patën shkruar rreth tij, nëse s’gabohem qenë përkthyer pjesë, apo dhe një intervistë e tij në shqip (nga Al Jazeera).
Gjithsesi, unë s’di ndokush tjetër para tij, në asnjë gazetë serbe, ta ketë ‘shpalosur’ ndërgjegjen aq troç e thjeshtë si z. Petroviq. (Kuptohet, s’përjashtohet mundësia t’jem dhe i prapangelur sa i përket informimit rreth kësaj ngjarje). Zëri i tij më qe dukur si një rreze guximtare në dritaren e së vërtetës! Thuase mes rreshtash e pati maskuar dhe peshën e ndonjë kambane, sipas meje ai sikur thoshte: “e vërteta jonë është si një amebë e turpëruar… ne patjetër do duhej njohur Kosovën, sa më parë t’jetë e mundur – por vallë, pas një shekulli të turpit, a duhet ta njeh dhe Kosova Serbinë”!
Duke ia filluar me një intro-paragraf nga “memorandumi” famkeq i Çubriloviqit të v. 1937 – pas të cilit paragraf ai i “siguron” lexuesit se “këta rreshta (që i sapo i lexuat) nuk qenë shkruar as nga Hitleri, as nga Goebbels (si akolit-servilanti më i afërt i tij), e as nga ndokush tjetër i këtij ‘soji’ njerëzish”.
“Memorandumit” të Çubriloviqit historia sikur s’ia pati dhënë “shansin” që t’zbatohej në realitet ndonjëherë, sikur pati ngelur një “teori ogurzezë” në arkivin me merimanga. Teori e “harruar” sëpaku derisa t’vinte epoka millosheviqiane. Për Millosheviqin dokumenti i “pluhurosur” i Çubriloviqit do ishte diç si “guidë” fort e rëndësishme, diç si “para-skicë” e planeve monstruoze të tij. Kuptohet, e aktualizuar, e përplotësuar me detajet sipas konditave të kohës së vet. Pasi e 1937-a tashmë na i binte mjaft “larg” në histori, ama linja e doktrinës thelbësore ishte në takt…
Sipas penës së z. Petroviq, Vasa Çubriloviqi qe bërë krijuesi i “mbinjeriut’ serb. Vetëm se ky “mbinjeri” s’do na ishte ndonjë “ubermensch” i Niçes. Ky tashmë do t’na ishte një “mbinjeri i abuzuar”, një fals-njeri (i psiko-traumatizuar) i Hitlerit. Mbinjeriu që do t’vinte në krye të Gjermanisë (dikur) dhe në krye të Serbisë (më vonë) – dmth. Hitleri dhe Millosheviqi.
Troçësia e thjeshtë e z. Petroviq, kumti i klithmës së tij nga tribuna e së vërtetës, sikur më patën shtyrë të mendoja për “akullthyesit e guximshëm” të mediave serbe, për rrezet e para të agsholit që i vërsulen errësirës së natës, për shpresën se s’do vonojë dhe klasa intelektuale e Serbisë do dëgjohet po ashtu. Madje, hëpërhë dhe sporadikat e intelektualizmit do e bënin të veten…
Sipas mitologjisë, njëra nga profecitë e njohura të Sibila Libiana ishte parashikimi për ditën kur “gjithçka që është e fshehur do t’zbulohet, secila fshehtësi, secili sekret”. Termi sibilë (nëpërmjet latinishtes) vjen nga fjala e vjetër greke “sibylla”, e që do t’thotë profeteshë. Ajo ishte krye-priftëresha profetike e Orakullit të Zeus-Amonit në shkretëtirën e Libisë. Mitologjia thotë se Sibila Libiana ishte vajza e Zeusit dhe e Lamisë (dhe që kjo e fundit ishte e bija e Poseidonit, vëllait të Zeusit). Artistikisht, me figurën e saj qe marrë bie fjala i madhi Mikelanxhelo, në Cappella Sistina (Pallati Apostolik, Vatikan).
***
Artikulli i Danas qe përkthyer e publikuar edhe nga “Prishtina Insight”, dmth. në anglisht. Ndërsa tani e gjeta dhe në shqip, po i bashkëngjes të gjitha lidhjet (links) këtu.
[ Artikulli në Danas (dmth. origjinali në serbisht) ]
https://www.danas.rs/dijalog/licni-stavovi/treba-li-kosovo-da-prizna-srbiju/
[ Artikulli në Shqip (përkthyer nga Lirim Gashi, Prishtinë) ]
https://drini.us/cedomir-petrovic-a-duhet-kosova-ta-njohe-serbine/
[ Prishtina Insight  – artikulli në anglisht ]
https://prishtinainsight.com/should-kosovo-recognise-serbia/
(shkrimit ia ngjita dhe një kartolinë kreative, si “thank you”, si mirënjohje për miqësinë ShBA – Kosovë, me këngëtaret “Jennifer Jakupi” & “Leonora Lopez” : )

***
[ A duhet Kosova ta njeh Serbinë – Ekstrakt ]
“Krimi më i tmerrshëm, të cilin një mendje e shëndoshë njerëzore nuk mund ta pranojë, është kryer në v. 1998 në Prekaz, në rajonin e Drenicës. Forca të mëdha ushtarako-policore serbe, të armatosura me tankse, mitraljezë vetëlëvizës dhe artileri, e rrethuan shtëpinë e familjes Jashari dhe për tri ditë e tri netë me radhë, qëlluan pa dallim mbi gratë, fëmijët, pleqtë dhe civilët e tjerë. Helikopterët dhe mjetet ushtarake qëlluan me breshëri çatitë e fshatit dhe më pas forcat e policisë hynë në fshat duke qëlluar mbi shtëpitë. Forcat serbe të sigurisë, me ndihmën e ushtrisë serbe, ekzekutuan 56 anëtarë të familjes së Adem Jasharit. Mes tyre 18 gra dhe 10 fëmijë. U mboll fara e shkatërrimit dhe u krye një gjenocid ndaj një familjeje.
Pas gjithë këtyre krimeve monstruoze, imazhet e të cilave mund të krahasohen me imazhet e krimeve fashiste të Luftës së Dytë Botërore? Pas gjithë kësaj, a duhet Republika e Kosovës ta njohë Republikën e Serbisë?” – [ Çedomir Petroviq, “Danas” (Opinione), Beograd – 16. 07. 2021 ]
[ Should Kosovo Recognise Serbia? – Extract ]

“The most horrific crime, which a sane human mind cannot accept, was committed in 1998 in Prekaz, in the Drenica region. Large Serbian military-police forces, armed with tanks, self-propelled guns and artillery, surrounded the house of the Jashari family and for three days and three nights in a row, fired indiscriminately at women, children, the elderly and other civilians.
Helicopters and military vehicles pelted the village roofs in bursts, before police forces entered the village, firing on houses. Serbian security forces, with the help of the Serbian army, executed 56 members of Adem Jashari’s family. Among them were 18 women and 10 children. The seed of destruction was planted and a genocide was committed against one family.
After all these monstrous crimes, whose images can be compared with the images of fascist crimes from the Second World War? After all of this, should the Republic of Kosovo recognise the Republic of Serbia?” – [ Cedomir Petrovic, “Danas” (Views), Belgrade – 16. 07. 2021 ]
[ Treba li Kosovo da prizna Srbiju? – Ekstrakt ]
“Najstravičniji zločin, koji zdrav ljudski um ne može da prihvati, izvršen je godine 1998. u Prekazu, u oblasti Drenice.
Velike vojnopolicijske srpske snage, naoružane tenkovima, samohotkama i artiljerijom, opkolile su kuću porodice Jašari i tri dana i tri noći pucale su bez razlike i na žene, decu, starce i ostale civile. Helikopteri i vojna vozila zasipali su seoske krovove rafalima, a onda su policijske snage ušle u selo, pucajući na kuće. Srpske snage sigurnosti uz pomoć srpske vojske likvidirale su 56 članova porodice Adema Jašarija. Među njima 18 žena i 10 dece. Zatrto je seme i izvršen genocid nad jednom porodicom. Da li bi posle svih ovih monstruoznih zločina, čije se slike mogu uporediti sa slikama fašističkih zločina iz Drugog svetskog rata… Da li bi posle svega, Republika Kosovo, trebalo da prizna Republiku Srbiju?” – [ Čedomir Petrović, “Danas” (Lični Stavovi), Beograd – 16. 07. 2021].

https://www.fjalaelire.com/post/krime-serbe-n%C3%AB-kosov%C3%AB

Agim Neza & Çerçiz Loloçi: Krime serbe në Kosovë

Please follow and like us: