Albspirit

Media/News/Publishing

EUROPA IME: MILLOSHEVIÇ VDIQ. PO EVERI KUR VDES?

Fritz RADOVANI

 

 

 

Një burrë i dijtun nga Korça, që prej vitit 1955 jetonte në Shkodër, ishte shumë i njoftun me emnin Prof. Petro Fundo. Ai  ka pas thanë në 1985: “Diktator si Ever Hoxha, kushedi sa kohë sundojnë edhe pas vdekjes…”.

Të gjithë ne që pritshim si qyqja verën “vdekjen e tij”, nuk dijshim me e kuptue shprehjen e profesorit të nderuem: “Me sundue pas vdekjes”.

Dhe ja, sot mbas sa vjetësh, që Everi ngordhi, po shohim me sy thanjen e atij profesorit të dijtun. Mbasardhësit e atyne vrastarve barbarë të PPSh dhe të Sigurimit të Shtetit kriminal të tij, sot kanë në dorë frenat e shtetit.

A nuk e veëteton këtë fakt edhe thanja e Nanë Terezës në 1997 në Rinas: “O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar”! – E pabesueshme!

Trojet e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, atij mbrojtësit të Madh dhe të pavdekshem t’ Europës së qytetnueme, t’asaj Shqipnisë skllavnueme e të masakrueme, dhunueme e terrorizueme nga diktatura komuniste, mbas 1944, e pashoqe dhe e panjoftun në vendet e Europës Lindore e aziatike.

E pse?! – Askush nuk e thotë të vertetën, as Edi Rama as Ballkani i hapun!

Europa Perëndimore filloi me folë në vitin 1913, po ndryshoi mendim…

U tërhoq me vendimin e coptimit Tokave Shqiptare, tue ua nda sllavëve e grekve që, jo vetem i shfrytzuene, po edhe i masakruene e i dëbuene.

Gjetën edhe një anadollak në Gjinokaster, me një grup vllavrasëshis që me i kërkue me kambë të kalit, nuk ua gjen shokun asnjënit dhe, pa pikë turpi tue i shërbye diktatorve Tito e Stalin e deri tek Mao Ce Duni, kanë punue gjithë jeten si me shkombtarizue Shqipninë dhe me e zhdukë edhe nga faqja e dheut, vetëm nga urrejtja e pashoqe per Fiset e Veriut. Këte e vërtetojnë me qendrimin e tyne ndaj At Gjergj Fishtës, vrasjeve e zhdukje të pashoqe të intelektualve të Veriut dhe të Klerit Katolik Shqiptar,

Sot këte e vërteton edhe mungesa e atdhetarit Luigj Gurakuqi tek vendi i tij i padiskutueshëm në Monumentin e Vlonës së 1912, ku si dishmonte skulptori Kristaq Rama: “Shoku Ramiz Alia më porositi, ju shikojeni vetë me shokët këtë që po të them, por Luigj Gurakuqi nuk është mirë për të qenë në një vepër kaq madhështore, mbasi ai ka qenë njeriu më i dashur dhe i besuar i Klerit Katolik”! E porositë e barbarve kriminelë vazhdojnë me u zbatue sot nga “Rilindja  komuniste” ndëer të gjitha fushat e jetës e të vdekjes! Janë të pangopunit me gjak e euro që po shfarosin Atdheun!

Shqiptarë, tregoni Europës se “Armët e Kastriotit i kemi në Vjenë”!

Melbourne,  Fruer 2022.                               

Please follow and like us: