Albspirit

Media/News/Publishing

Frederik Ndoci: Frederik Reshpjes

Sikur të mos ishte aq i madh
sa të mos e vinim re
At hije të zezë që e ndiqte pas
kur kalonte rrugëve,
E na që çuditeshim
se si do ta zinte brenda
qelia aq e vogël!
Kur në oborrin e shkollës
Tre gisht ma nalt se na,
Sytë e tij
Balcamos në ta,
heshtja e pa kufij.
Mes nesh që ishim veç fëmijë…
Gishtat e djegun deri në gjys
Nga duhani, i vetmi shoku i tij…
Si mund ta shtërngonin peńën?
E me na lanë tan kta poezi?
dhe Gethen kojshi
dera-derës po ta kisha,
do më dukesh bejtaxhi
që m’zuni dëshirën,
për t’i lexue
vargjet e adashit Reshpja,
ne të rijtë e fishkun tem.
E sot mi lexoi
ngrica e Neë Yorkut
vargjet e tij,
E n’Ftyrë
m’shkundi borën
deg e përlotun.
Sot ky ghost Frederik
Më shfaqet në çdo zog
Që në pemë ndalet
E këndon kangën e tij.
Ciceron
e me buzëqesh me ironi,
“më kishe pran,- me thotë
kur këndoje qysh fëmijë“
“Atëhere ndoshta
s’më mori kush për njeri,
se tingullin violinçelit
e mësova
prej derës së burgut,
që hapej sa mbyllej,
për mu,
Ishin hyrje dalje
Me pranga pa ceremoni
ishte e vetmja melodi,
Nën rythm shkopij gome.
nga që flija,
me pupla hekuri lidhur
Kamb e duar!
në shtratin e antikonformizmit”.
“Unë deshta lirinë e nanën,
Bardh e zinë e borës
Edhe paqen e hanën,
Rrudhat e pëllëmbës së dorës
Nga mundi i shpërbamjes
Perëndive e Zotit,
me shplakë ia mbylla syt,
që mos të verboheshin
nga shpirtat e ndÿtè”.
Më tha edhe diçka në vesh:
“O Rrik
– urrej ata që më lexojnë
vetëm nji herë në vit,
kur si zarf mund të më ken
nëe çdo xhep,
pëer ditë…
…që fëmijëve t’ia spjegosh
se çfarë don me than
“kem hjek keq”,
i kalbun kam jetu vetëm 57 vjet,
Un kurr s’gabova me jetën
Pse dishrojshe
me thanë të vërtetën
Ah sa gaboi jeta me mu,
qe t’u jepsha me kuptu
Në se prej frikës at’here
krejt zemra ju pat l’shú
Brohorimave nuk t’u mbaru
Sot prap kjo frazë vlen për ju
“mos u gezo o i gëzuem
e mos u hillno o i hillnuem”!
17 shkurt 2017.

Please follow and like us: