Genc Pollo: Një episod fushate dhe një cicërimë
Dje mora pjesë në dy tubime të z. Ardian Muka, kandidat për kryebashkiak të Durrësit, i përzgjedhur nga anëtarësia e Partisë Demokratike e i mbështetur nga Shtëpia e Lirisë. Në Shënavlash e Kënetë kandidati u prit me entuziazëm nga qindra vetë; por me më shumë entuziazizëm u prit përshëndetja e ish Kryeminstrit Sali Berisha.
Ardian Muka është një sipërmarrës i cili ka operuar në treg të hapur e nën konkurrencë dhe nuk ka mbajtur më parë ndonjë ofiq shtetëror.
Rivalët e tij janë znj. Emiriana Sako e PS, kryebashkiakja aktuale. Ajo ka përgjegjësi direkte për mos evakuimin e familjeve nga ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i v. 2018; shembja e tyre nga tërmeti i nëntorit 2019 shkaktoi dyzina viktimash. Gjithashtu Sako është përgjegjëse se ka paguar miliona euro kompaninë e inceneratorëve në mënyrë të dyshimtë, e duke tharë arkën e bashkisë. Po kështu Sako ka pranuar të dorëzojë 81 hektarë pronë bashkiake të cilat tok me portin e Durrësit (me vlerë tregu afro 3 miliard euro) do t’i falen një kompanie offshore me pronarë anonimë.
Tjetër rival është z. Luan Hoti i kandiduar nga ajo PD që i ka mbetur Lulzim Bashës. I cili ka që nga 2009 një kontratë eksluzive për shërbimin e rimorkiatorëve në portet shtetërore të rinovuar nga qeveria Rama.
Një diplomate, gati e kudondodhur në debatet tona, pyeti në Twitter kandidatët se “Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin (nga ju) shqiptarët?”
Edhe pse është bërë pak e bezdisur të komentosh diplomaten në fjalë me që jemi në fushatë zgjedhore lipset të formulojmë përgjigje ndaj pyetjeve; për hir të atyre që do të votojnë në 6 mars.
Po eliminoj skenarin me kandidatin e tretë; është pa kuptim!
Po e filloj me kandidaten në detyrë Sako:
“Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni”?
Do e zotërojnë po ata që kanë zotëruar deri sot; ata që abuzuan me tërmetin, ata që po vjedhin 420 milionë euro me inceneratorët; ata që po planifikojnë të plaçkisin 3 miliardë euro me aferën e portit Durrës.
“çfarë do t’i detyroheni atyre?”
Bindje absolute si më parë!
“Çfarë duhet të presin shqiptarët?”
Varfërim, poshtërim, emigrim.
Po vazhdoj me kandidatin Muka:
Me shpresë të Zotit e besim tek njeriu asgjë nga sa më sipër. Edhe kaq do të ishte mjaft.
Sa për diplomaten një këshillë: pyetjet e saj ndaj kandidatëve të provojë t’ja drejtojë vetes. Si dhe të tentojë përgjigjen. Pa u ndikuar nga rrjetet sociale në shqip ku duket se këto përgjigje janë dhënë masivisht.