Haris Vongli: Miliona hapa…
Miliona hapa,
sa pafund… Miliarda.
Të gjitha të huaja, të ftohta, të rënda,
të shkujdesura të tëra.
Të gjitha hapat vërdallë dhembin
Se s’janë hapat e tu
E mbi këmbë s’të shtrihem dot.
Dhe ti e di se zor të fle edhe sot.
Por do të strukem në shtratin e valixhes
E të bëjë një sy gjumë.
Të nesërmen me ty do të jem.
E nesërme që me ledha më përkund.
Please follow and like us: