Pse u arrestua Reqi i Korçës, lidhja me dëshminë e Luftar Reçit
Policia e Shtetit ka arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Elton Goskovën ose Reqi i Korçës.
Ai është arrestuar ditën e premte, por ngjarja është mbajtur e fshehtë për arsye se operacioni është në vijim për kapjen edhe të personave të tjerë. Elton Goskova dyshohet se ka tentuar të korruptojë dhe manipulojë dëshmitarin e prokurorisë, Luftar Reçi, raporton Gazeta Shqiptare.
Elton Goskova dyshohet se ka tentuar të korruptojë dhe manipulojë dëshmitarin e prokurorisë, Luftar Reçi, i cili ka dëshmuar kundër Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishit, Viktor Imerit, Indrit Taullaut dhe Indrit Rusi, si autorë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Salit, ngjarje këto të ndodhura në muajin shkurt 2005.