Ibrahim HAJDARMATAJ: T’U RRIT NDERA, O RAMË GECI…!
Biznesmeni nga Bytyçi, humanisti Ramë Geci i “Tirana International Hotel & Conference Centre” dhe i kompanisë “Geci”, këto ditë shkurti 2022 i bëri për vendlindjen e tij vullnetarisht 20 abonime-dhuratë në gazetën e mirënjohur “Gazeta e Alpeve”- një media PanShqiptare e NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut). Këto abonime-dhuratë Ram Geci i Bytyçit i bëri për Njësinë Administrative të Bytyçit, për shkollen e mesme të Pacit (ish nxënës i saj), për shkollen e mesme të Zogajve, për fshatin e tij të lindjes, për kryetarët e fshatrave të Bytyçit e Berishës së Brigjeve.
Kjo nuk është një dhuratë e pakët, por një akt e shembull i lartë i Ram Gecit, i cili në këto pesë vite kalendarike e ka ndihmuar me sponsorizime edhe median “Gazeta e Alpeve” për të pasë cilësi e jetëgjatësi të saj, për të pasë këtë shtrirje kaq të madhe në Rajonin Ballkanik Shqiptar dhe në Europë e Amerikë, një tirazh të lartë, etj.
Ky biznesmen i njohur edhe në prill 2020 solli për malësorët e tij Bytyças, në kohën e Pademisë Covid 19, rreth 300 pako ndihma (miell, vaj, sheqer, oriz, makarona, etj. dhe me produkte të kujdesit shtëpiak) me një kuotë financiare 4 mijë lekë të reja, në Pac, Veliq, Vlad, Çorraj, Zherkë, Kepenek, Zogaj e Prush dhe në Berishën e Brigjeve.
Humanisti Ram Geci ka sponsorizuar edhe veprimtarinë e veçantë e të bukur “Festa e Bjeshkëve” në Sylbicë të Bytyçit, një festë që prej vitesh po bëhët tradicionale e mbarëkombëtare. Kaq i madh e i ndjeshëm është ky sponsorizim i tij saqë shumëkush i thotë dhe “Festa e Ram Gecit”. Biznesmeni bujar Ram Geci, me 4 gusht 2021, për Festen e Bjeshkëve në Sylbicë ka sponsorizuar dekorin, programin dhe drekën madhore për pjesmarrësit bjeshktarë dhe nga vrrini, të ardhur dhe nga shtete e treva shqiptare në Ballkan dhe nga Diaspora.
Po ashtu, biznesmeni fisnik Ram Geci ka financuar edhe “Festën e Bytyçit” në Parkun Kombëtar të Dajtit, Festen e Plisit të Bardhë, Festën e Vendlindjes së Tij, që është kthyer në Festë Kombëtare Shqiptare, duke ndihmuar në mënyrë bujare me drekën e begatë në “Ballkoni i Dajtit”, etj. Festa e Bytyçit organizohet prej vitesh kaq e bukur, shumë cilësore, me pjesëmarrje nga Lugina e Preshevës e Sanxhaku deri në Çamëri, nga Amerika e Europa, etj. sepse ka mbështetjen edhe të birit të saj fisnik, i sojshëm, bujar, biznesmenit Ram Geci i kompanisë “Geci” dhe i Tirana International Hotel & Conference Centre.
Ram Geci është dhe mirënjohës, edhe i lidhur ngushtë me vendlindjen e tij, me fëmijërinë e shkollën e tij të mesme në Pac të Bytyçit, duke e sponsorizuar rikonstruksionin tërësorë e plotorë të kësaj shkolle, duke e kthyer atë në një mjedis shkollor plot kulturë, mjaft funksional, edhe modern.
Humanisti qytetar e atdhetar Ram Geci ka sponsorizuar edhe pajisjen e zyrës së Veteranëve të LANÇ-it për Tropojën, si dhe ka sponsorizuar botimin e disa librave të autorëve të kësaj treve dhe shumë veprimtari të ndryshme kulturore-artististike e sportive.
Shembulli i mirë i Tirana International Hotel & Conference Center në qënder të metropolit shqiptar, tashma i kthyer me sallat e tij në një ambient akademik, diplomatik e kulturor me veprimtaritë e ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, i kthyer në një mjedis me shërbim të kulturuar në bar-kafe, restorante, në dhomat e hotelit 15-katësh etj, zgjerimi e rritja e këtij hoteli me një hotel-kullë të lartë etj. dëshmojnë aftësitë e biznesmenit dhe kulturën e tij të familjes e kohës sonë. Nëpërmjet shtypit jo vetëm njihemi me arritjet kombëtare e ndërkombëtare, por mësojmë nga eksperienca e Ram Gecit të Bytyçit.
Unë, duke qënë Kryetari më i vjetër në zonën e Bytyçit (tashma 75 vjeçar) i shprehi në emër të kolegëve kryetarë të fshatrave, urimin tonë të përbashkët: Tu rrittë ndera o Ram GECI…!