Rikthimi i mesjetës/Grave iraniane u ndalohet të ngasin motoçikletat
Regjimi i ajatollahëve është i njohur për ideologjinë, politikat dhe ligjet e tij mizogjeniste kundër grave iraniane. Nuk kaloi shumë kohë pas ditëve të para të revolucionit që regjimi filloi të shkelte sistematikisht të drejtat e grave. Raundi i parë i politikave të tilla ishte hixhabi i detyrueshëm për gratë.
Emëruesi i përbashkët i këtyre politikave barbare ndaj grave është një përpjekje për t’i detyruar ato të besojnë se ato nuk janë të barabarta me homologët e tyre meshkuj, janë më pak të rëndësishme dhe si rrjedhojë, duhet të presin më pak dhe të kënaqen me një rol inferior në shoqëri.
Gjatë viteve të diktaturës mizogjene të mullahëve, sportet dhe aktivitetet e grave në natyrë kanë qenë gjithmonë subjekt i kufizimeve dhe pengesave të shumta. Duke e politizuar sportin e grave dhe duke e kthyer atë në një çështje të sigurisë kombëtare, mullahët vazhdojnë t’i privojnë gratë nga këto mundësi të shëndetshme sociale. Regjimi ka shkuar aq larg sa e ka bërë të paligjshëm përdorimin e një motoçikletë për gratë sipas një raporti nga faqen shtetërore Asr-e Iran më 14 qershor 2020.
Ndalimi i grave iraniane për të vozitur motoçikletat është bërë kryefjalë kohët e fundit. Të dielën, më 15 shkurt, Hossein Rahimi, komandanti i policisë së Teheranit të Madh, duke shpjeguar planin e policisë për t’u marrë me motoçiklistët, përsëriti se duke qenë se grave nuk u jepet patentë për motoçikleta, ato nuk lejohen të ngasin një të tillë.
Kjo ndërkohë që gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet presidenciale, selia e fushatës së presidentit aktual Ibrahim Raisi publikoi foto të grave që hipnin në motoçikleta duke tundur fotografitë e Raisit për të mbledhur mbështetje për të.
Në Iran, nuk ka kërkesë gjinore për të marrë një leje drejtimi për automobila, autobusë dhe kamionë, por ekziston një për motoçikletat. Kjo do të thotë që një grua mund të drejtojë një kamion të rëndë, por nuk lejohet të ngasë një motoçikletë. Sepse sipas klerikëve, trupat e grave, pavarësisht se janë të mbuluar nga koka deri te këmbët, do të ekspozohen ose pamja e një gruaje që lëviz me biçikletë ose motoçikletë do t’i joshë burrat.