Albspirit

Media/News/Publishing

Shefi i NATO-s: Rusia ka kaluar në veprime të hapura ushtarake në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot se Rusia tani ka kaluar “nga përpjekjet e fshehta për të destabilizuar Ukrainën në veprime të hapura ushtarake”.

“Moska tani ka kaluar nga përpjekjet e fshehta për të destabilizuar Ukrainën në veprime të hapura ushtarake. Ky është një përshkallëzim serioz nga Rusia dhe një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Bruksel pas një takimi të Komisionit NATO-Ukrainë.

Stoltenberg e quajti krizën Rusi-Ukrainë “momentin më të rrezikshëm në sigurinë evropiane për një brez”, transmeton CNN

“NATO është e vendosur dhe e bashkuar në vendosmërinë e saj për të mbrojtur të gjithë aleatët. Në javët e fundit, aleatët kanë vendosur 1000 trupa më shumë në pjesën lindore të aleancës, të cilat janë në gatishmëri. Ne kemi mbi 100 avionë në gatishmëri dhe më shumë se 120 anije të aleatëve në det nga veriu deri në Mesdhe. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur aleancën nga agresioni”, vazhdoi ai.

Please follow and like us: