Albspirit

Media/News/Publishing

Nexhat Halimi: SHKREPTIMË

 

Dritë e fortë flakëron në qiellin gjysmë të fjetur

E shtrihet amshueshëm mbi zemër kurrë e tretur

Ikin vija zigzage a të degëzuara me gjëmim

Do të jetë pikturë e mjeshtrit G. Gashi apo zgjim

apo vetëtimë e fuqishme në atmosferë e një erë

ja, fryn ndjenjë e çmendur mbi udhët e figurat

e ndrisin yjtë e ndrisin fjalët dhe ngrihen  urat

kujtimi i vjetër e mendimi i ri bie në sy me shkëlqim

zjarr që shpreh ndjenjë të brendshme  mbi mua.

Shkreptimë  apo lule e agimit e zgjim në një krua

Ta kthejë kohën e ikur  apo veç të flas përherë

Për këtë ekspozitë në këtë zbritje në pranverë.

Please follow and like us: