Oriana Fallaci, një letër të dashurit grek për femrat e hijshme
Ndërmjet Oriana Fallacit dhe Alekos Panagulis ka ekzistuar një nga dashuritë më të bukura ndonjëherë. Dashuria e të dyve është përshkruar më së miri në letrat që kanë ndarë me njëri-tjetrin. Nuk ka dyshime se pse, ndër gjithë dashuritë që ka përjetuar Fallaci, të ishte më e lidhur me poetin grek Alekos. Alekos Panagulis ishte ekstremisht inteligjent, brilant dhe guximtar. Ndërkohë gazetarja italiane, Fallaci, e ka shprehur përherë rëndësinë e poetit në jetën e saj, madje duke u shprehur se: “Alekos dhe nëna ime janë dy qeniet më të veçanta të jetës sime”. Ja çfarë i shkruan gazetarja Fallaci poetit grek në një nga letrat e saj. Me siguri do t’ju emocionojë absolutisht shumë.
“I dashur Alekos,
Kam kaq shumë dëshirë të të shkruaj dhe nuk di nga t’ia nis. Kam kaq shumë gjëra për të të thënë dhe nuk di si t’i them. Jam kaq konfuze, kaq e trembur. Unë nuk dua t’i besoj mrekullive. Dua t’i besoj vetëm logjikës dhe kaq. Dhe logjika më shtyn të kem frikë. Për ty, për mua. Kam frikë për ty, teksa mendoj se jam një femër kaq e vështirë, kaq ndryshe nga femrat e tjera. Ti ke lindur për të komanduar, unë kam lindur për t’u bindur…
Kam frikë edhe për veten, kur mendoj se ende nuk ke krijuar kontaktet e duhura me botën dhe kur ”të zhytesh” totalisht tek bota, do të më harrosh. Rrugët janë të mbushura plot me femra më të reja e më të bukura se unë. Dhe një mendim më është fiksuar si makth, mendimi se kur të shohësh një femër më të bukur se unë, do të zbresësh nga makina dhe do të ulërasësh: “Një minutë! Një minutë! Ajo vajzë është e bukur. Është më e bukur se ti!”. Ndoshta mund të jesh i dehur, e di, por të dehurit thonë gjithmonë të vërtetën”.