Albspirit

Media/News/Publishing

Amarda Ekmeçiu: Ndryshimi nuk vjen me heshtje

Të shijosh një kafe për qejfin tënd, e ta bësh gjumin rehat kur e vë kokën në jastëk, është njëmijëherë më e bukur se princi i reklamës suaj, se as pordhë nuk dini të shisni. Se kjo duket sa hapni gojën e veç dërdëllisni. Ju dogjën zorrët e barkut për gjuhë shqipe. Ju që mezi prisni të mbarojnë aktivitetet angari, që të keni kohë të lirë të kullosni sytë, se “delen mëmë”e keni lidh për qafe. Nuk ikën, aty lëpihet pas zoom-it krah jush, se nga brenda as që bëhet fjalë se ka qenë ndonjëherë.
Sa pështirosje kjo plastikë, kjo kalbësirë!
Me gishta numërohen heronjtë e vërtetë.
Të gjithë të tjerët, kujdesen të majmen me fondet e shtetit. Kujdesen të ndërtojnë keqas një pseudoemër.
Na u bë stomaku me shtëllunga resh.
Jemi mot i prishur përfundimisht. (po vjen era mendje e djegur) zgjuarsi hileqare e pa anë. Tradhtarë-heronj të dekoruar nga tradhtarët. Amanet drejtorët e drejtoreshat, anëtarët e bordeve drejtuese, super-visor e super… që mos them ndonjë fjalë tjetër tani. Thartirën e limonit të shtrydhur do ta ndjeni shpejt.
E ardhmja pa të ardhme ju përket.
Shtojcë për shoqet e mia që nuk duan të ngatërrohen me këto gjëra, mos bëjnë like as koment. Pastaj e ka fajin koha e qelbur që po jetojnë. Mos u ankoni më, por reagoni ashtu si duhet dhe aty ku duhet. Ndryshimi nuk vjen me heshtje.
Please follow and like us: