Wesley Clark për Putinin: Largohu nga Ukraina se do të paguash çmim të tmerrshëm!
Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark dha një intervistë për televizionin kroat HTV. Në vitin 1994, ai mori pjesë në zhvillimin e planeve amerikane për t’i dhënë fund luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Më pas, si komandant i përgjithshëm i forcave amerikane dhe më pas të NATO-s në Evropë, ai udhëhoqi aksionet e bombardimit të Serbisë pas kryerjes së krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Amerikani ka komentuar edhe pushtimin e mundshëm të Ukrainës nga ana e forcave ruse, të cilën gjë e ka paralajmëruar edhe presidenti amerikan, Joe Biden.
“Unë mendoj se Ukraina duhet të jetë e fortë. Putin duhet të vendosë nëse do të paguajë një çmim të tmerrshëm nëse sulmon vërtet Ukrainën. Vladimir Putin kontrollon Rusinë. Vret ose burgos kundërshtarët. Nuk ka demokraci në Rusi, në thelb është një shtet policor. Kjo situatë po forcohet çdo vit. Nëse ai dëshiron të shpëtojë atë vend, ai duhet të tërheqë ushtrinë e tij. Asgjë nuk e ndalon atë të tërhiqet. Ai vetëm duhet të thotë ‘Ne i kemi përfunduar stërvitjet, faleminderit dhe vazhdojmë dialogun me NATO-n’. Kjo është e gjitha. Kjo është këshilla ime për Vladimir Putin”, tha ai.
“Tashmë është aty, ka shumë opsione të ndryshme. Por nëse sulmon, do të jetë një fatkeqësi për Rusinë. Do të vrasë mijëra njerëz. Rusia do të shihet si një shtet renegat dhe Putin ka të ngjarë të konsiderohet si një kriminel lufte. Ne e dimë se Putini është të kryejë dhunë të tmerrshme. Ai nuk është evropian. Ai nuk mendon si një lider evropian apo amerikan”, tha ndër të tjerash amerikani.
Ndryshe, administrata amerikane ka paralajmëruar se gjatë këtyre dite mund të ndodhë Rusia të nis aksionin për pushtimin e Ukrainës ndërsa qytetarëve u kanë bërë thirrje që të largohen sa më shpejt.