Albspirit

Media/News/Publishing

Ndryshe nga Agim Vinca/Drejtoresha e Teatrit në Rusi jep dorëheqjen: Nuk punoj për një vrasës

Drejtoresha e Teatrit Shtetëror në Moskë, Elena Kovalskaya dha dorëheqjen ditnën e enjte, pasi Rusia nisi sulmet ushtarake në Ukrainnë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kovalskaya njoftonte se nuk pranonte të vijonte të paguhej nga një vrasës, siç e cilësoi ajo Presidentin e Rusisë. “Miq, në shenjë proteste kundër pushtimit rus të Ukrainës, po jap dorëheqjen nga drejtimi i teatrit shtetëror – CIMA. Është e pamundur të punosh për një vrasës dhe të paguhesh prej tij”, shkroi Kovalskaya në faqen e saj në Facebook. Ajo njoftoi se projektet në Teatrin Shtetëror do t’i çojë deri në fund, në mënyrë vullnetare, pa marrë pagesë nga shteti, president i të cilit është Vladimir Putini.

Kovalskaya nuk u ndal me kaq, ajo u bëri thirrje të gjithë rusëve që t’i thonë “Jo” luftës, e të mos heshtin.

Kovalskaya është kritike arti dhe mësuese e historisë së teatrit botëror.

Ajo u bë drejtoreshë e Meyerhold Theatre and Cultural Center në vitin 2021. Ky teatër i ka ndaluar aktorët të bëjnë komente për pushtimin rus të Ukrainës.

Por veprimi i Kovalskayas për të dhënë dorëheqjen u mbështet nga qytetarët rusë, dhe bëri bujë në mediat botërore.

Ekskluzive në 21 shkurt 1991/Poezia-gjëmë e Agim Vincës për rënien e shtatores së diktatorit

Please follow and like us: