Bëri poezi për Putin, dënohet ashpër aktorja amerikane
Bëri poezi për Putin, por nuk e priste reagimin.
Aktorja e njohur amerikane, AnnaLynne McCord, është përballur me kritika të ashpra pas reagimit të saj ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Ajo publikoi në rrjetet sociale një video ku shfaqej duke recituar një poezi që i drejtohej presidentit rus, Vladimir Putin.
Në mes të vargjeve thoshte se sa ndryshe do të ishin gjërat nëse ajo do të ishte nëna e tij.
Kjo video u bë menjëherë virale në rrjet, duke sjellë reagime të shumta dhe të ndryshme nga njerëzit.
“I dashur zoti President Vladimir Putin. Më vjen shumë keq që nuk isha nëna juaj. Po të isha nëna jote, do të kishe qenë kaq i dashur”, tha ajo.
“Po të isha nëna jote, bota do të ishte e ngrohtë. Kaq të qeshura dhe gëzim, asgjë nuk do të dëmtonte. Nuk mund ta imagjinoj se çfarë plagësh, çfarë dhimbjeje që të vjedh shpirtin që ke përballuar dhe ke besuar si djalë, dhe formimi i të menduarit tënd të ka mësuar se jeton në një botë mizore, të padrejtë”, thotë ajo mes të tjerash.
Shkrimtarja dhe aktorja e njohur, Giulia Rozzi ka reaguar ashpër ndaj saj duke thënë: “Po të isha nëna jote, do të të kisha mësuar të mos fajësosh gratë për sjelljen e burrave”.
https://pagesix.com/2022/02/24/annalynne-mccord-trolled-over-putin-video-amid-russia-ukraine-war/