Albspirit

Media/News/Publishing

Miho Gjini: NJË DHËNDËR NGA PIQERASI NË UKRAINË

NJË DHËNDËR NGA PIQERASI NË UKRAINË
Dhe prishja e një ëndrre
Kishte disa vite që në fshatin tim Piqeras, mbërriti edhe një familje ukrainase për të kaluaar pushimet tek gjitoni im Hyso Velaj, njeri shumë i mirë, puntor i palodhur, me origjinë nga Tepelana, që thoshte gjithmonë me shaka se ishte nipi i Ali Pashë Tepelenës. Dhe disa kineastë nga Prishtina e besuan fjalën e tij dhe e regjistruan këtë person të çuditshëm brenda murreve të kështjellës së Pashait!… Ai ndërtoi në hyrje të Piqerasit, buzë rruge, një Bar-Restorant e një kat të asaj ndërtese, me dhoma pushimi për turistët shqiptarë e të huaj. Ku më mirë se në Piqeras mundej të pushonte mbarazi kushdo, në një klimë detare e malore bashkë, nga jashtë e nga brenda vendit. Me të tre djemtë që sapo kishin hedhur shtatin dhe me vajzën, që më pas e dërgoi të studjonte gjuhë-letërsinë Shqipe në Tiranë. Aty edhe erdhën turistët e parë të mirëpritur nga familja Velaj…
Mirëpo, djali i madh i Hysos, shtatlartë e i bukur ra menjëherë në dashuri me të bijen e nje qytetareje nga Ukraina, e cila komunikonte me të ca anglisht e ca në gjuhën ruse. Ndofta prania ime atë behar, si edhe njohja ime me këtë gjuhë, bëri që Romeo të me fliste për “Juljetën” e tij dhe për realizimin e nje ëndrre të bukur që kishte lindur befas dhe e kishte bërë shumë të lumtur. E njohu vajzën ukrainase me fshatin e tij të bukur, me plazhet e virgjëra te Bunecit e të Sarandës dhe vajza e dashuroi Romeon tonë marrëzisht. Kjo bëri që ajo ta ftojë djalin nga Piqersasi në Ukrainë, ta njihte me njerëzit e atdheun e saj dhe të ëndrronin së bashku për ngritjen e “kështjellës” së tyre, që sapo do t’ua prishte lufta që po afrohej. As që e mendonin se tanket e aeroplanet ruse, do të sulmonin, do të shkatrronin gjithçka me raketa, do përflaknin rrugët, sheshet e ndërtesat publike dhe do të llahtarrisnin familjet paqësore, fëmijet e te dashuruarit rrishtazi. U tmerruam që të gjithë. Dhe “sytë e mendjes” më shkuan menjëherë tek dhëndrri nga Piqerasi, i mbetur në Ukrainë, për të ngritur edhe ai një ëndërr lumturie! Në pamundësi të komunikoja tani me Romeon, hyj në faqen e tij elektronike dhe mësoj se më 29 jenar ai festonte aty i qetë, ditëlindjen dhe Lusia Sakowicza e uronte kështu: “Gëzuar ditëlindjen Romeo! Ju urojmë shëndet, gëzime, dashuri! Le të bëhen ëndrrat e tua realitet”!
Po ëndrra e Romeo Velaj me ukrainasen Eugenia Kuropatkina qe prishur befas nga tankset ruse. Raketat ruse binin përreth tyre. Midis flakëve, tymit e shkatërrimeve, dhëndëri nga Piqerasi niset drejtë atddheut të tij përmes kufirit me Rumaninë. “Është shumë e vështirë të flasësh për situatën në Ukrainë,-shkruan ai në Fb.- Kemi 40 orë që udhëtojmë me makinë, të shpëtojmë nga bombat e raketat e Rusisë. Ç’faj ka populli të përjetojë këto momente tmerri e terrori. Ukraina është Ukrainë. Ukraina do të fitojë”!
Please follow and like us: