Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Më duaj tani i dashur…

Grua… lind vdekjen
Foshnja sinjal errësire
ndezur ëndrrat
mes frikës dhe dashurisë
Lumturia
lisharse shtrënguar
dhimbjes së pashmangshme
Dashuria
mrekullia e parë dhe e fundit
Burrë…Demon plogështuar vetmisë
“vjedhës” magjik përfytyrimi mbi
ngjyra, tinguj
veshur në trup gruaje.
Më prek tani i dashur
Fëmijët shpikin shumë lojra
janë sa të zgjuar aq dhe të frikshëm
Rriten lisharses pa ndalim
mbeten po fëmijë
dhe pse në zhvillim.
Më duaj tani i dashur
sa je rritur pak më shumë
aq shumë sa pafuqia epshtore të ka poshtëruar vdekjen
e lutesh të të marr o i marrë
se kaq sa tani
nuk ke dashuruar kurrë.
Moj grua… lind vdekjen a ëndrrën e një burri për të të dashuruar!
( mimozabici@ “Kohë e ndaluar” poezi, Tiranë, shkurt 2022)
Please follow and like us: