Albspirit

Media/News/Publishing

Përfshirja në edukim cilësor për çdo fëmijë, pa dallim, si një e drejtë e garantuar

Në qeverisjen tonë, prioritet mbetet rritja e qasjes dhe përfshirjes në edukim cilësor për çdo fëmijë, pa dallim, si një e drejtë e garantuar.
Bashkë me Kryeministrin, Albin Kurti dhe përfaqësues të institucioneve të niveleve më të larta të vendit, morëm pjesë në aktivitetin e organizuar nga Presidentja Osmani, së bashku me Bankën Botërore dhe UNICEF-in, për ta mobilizuar zotimin ndaj zhvillimit në fëmijëri të hershme.
E lumtur të shoh se çështjet e adresuara me të drejtë për gjithpërfshirjen në edukimin e hershëm, tashmë janë prioritizuar në çdo aspekt brenda MAShTI, duke përfshirë dokumentet ligjore e udhëzuese si dhe investimet të cilat do të ndihmojnë orientimin në ngritje të cilsësisë dhe qasjes në EFH.
➡️ Qeveria ka rritur buxhetin për EFH, ku specifikisht do të ketë fokus ndërtimin dhe adaptimin e objekteve për çerdhe, në mënyrë që të rritet përfshirja e fëmijëve në këtë nivel të edukimit. 5 milion euro janë bugjetuar për këtë qëllim në vitin 2022.
➡️ Drafti i Ligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme është finalizuar dhe gjatë javës do të dërgohet në diskutim publik e pastaj do të provedohet në Qeveri dhe Kuvend.
➡️ EFH është një nga 5 fushat prioritare të identifikuara në PSAK.
➡️ Kemi themeluar Komitetin Këshillues për EFH që ka për qëllim ofrimin e një forumi gjithëpërfshirës dhe ndërsektorial për të lehtësuar komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet palëve të interesit dhe për të ndihmuar MAShTI-n në zhvillimin dhe implementimin e duhur të politikave në EFH.
Strategjitë që do të ndërmarrim për ngritjen e qasjes dhe kualitetit të programeve të EFH për fëmijët e cenuar ndër tjera janë: sigurimi i mbështetjes përmes asistentëve dhe bashkëpunëtorëve profesional, lirimi nga pagesa për familjet në nevojë, duke përfshirë familjet rurale, të varfërit, fëmijët me nevoja të veçanta dhe komunitetet pakicë, etj.
Puna e filluar në Ministrinë e Arsimit për avancimin e edukimit në fëmijërinë e hershme po gjen mbështetje të gjerë dhe jemi me fat që në këtë rrugëtim kemi përkrahjen e plotë të presidentes Osmani kryeministrit Kurti, organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve tjerë. Sepse investimi në këtë nivel të edukimit do të thotë e sotme më e mirë për fëmijët e familjet, e nesërme e sigurtë për vendin!
Please follow and like us: