Albspirit

Media/News/Publishing

Reznikov: Kemi vrarë më shumë se 3000 rusë, Ukraina po fiton!

Për më shumë se 2 ditë, Ukraina po përballet me ushtrinë ruse e cila ka nisur një pushtim të fuqishëm nga toka, deti dhe ajri.

Sipas një deklarate të fundit të ministrit të mbrojtjes ukrainas, Oleksii Reznikov, ushtria ukrainase thuhet të ketë vrarë mbi 3,000 ushtarë rusë dhe të ketë marrë 200 të tjerë rob.

“Pas më shumë se 55 orëve rezistencë. Trupat tanë kanë shkatërruar tërësisht planet e armikut. Këtë mëngjes, mbi 3,000 okupatorë rusë kanë mbetur të vrarë. Më shumë se 200 pushtues janë marrë rob. Numri i të burgosurve po rritet. Ata nuk e kishin pritur këtë lloj përballjeje. Këto numra tregojnë se Ukraina nuk po reziston, por po fiton!”- ka thënë Reznikov.

Ministri ukrainas i mbrojtjes tha gjithashtu se rreth 100 tanke ruse ishin shkatërruar përfshi dhe qindra mjete të tjerë të blinduar.

Sipas tij, rreth 7 helikopterë rusë ishin goditur dhe shkatërruar nga sistemi Stinger.

Nga ana tjetër ama, ministria e shëndetësisë ruse duket se po përgatitet për një numër të madh viktimash si pasojë e luftës.

Një dokument i klasifikuar që u bë publik nga burime anonime për ITV News, tregoi se Rusia është duke u përgatitur për një numbër të madh viktimash si pasojë e sulmit të Putin ndaj Ukrainës, dhe se është e përgatitur të delegojë mjekë civilë nga i gjithë vendi.

Në dokument thuhet gjithashtu se ministria e shëndetësisë ruse ka kërkuar të hartohet një listë e të gjithë mjekëve dhe skuadrave mjekësore që janë gati të vijnë nga anë e mbanë vendit për t’i ardhur në ndihmë luftëtarëve rusë.

Sipas kryeredaktorëve të ITV news, ky dokument mund të tregojë se “Rusia është përgatitur t’i shkojë kësaj lufte deri në fund”./euronews albania

Please follow and like us: