Albspirit

Media/News/Publishing

1 miliard USD/Yuri Kim flet për asistencën amerikane në Ukrainë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas mbështetjes prej 350 milionë dollarë për Ukrainën të miratuar nga sekretari i Shtetit të SHBA, Anthony Blinken.

Ajo shprehet se kjo e çon totalin asistencës së sigurisë të dhënë Ukrainës nga SHBA gjatë vitit të kaluar në më shumë se 1 miliard dollarë. Kim shton se kjo paketë përfshin ndihmë të domosdoshme nga sulmet vdekjeprurëse ndaj Ukrainës, për të përballuar sulmet ajrore dhe të tjera me të cilat po përballet tani.

“Kjo e çon totalin asistencës së sigurisë të dhënë Ukrainës nga SHBA gjatë vitit të kaluar në më shumë se 1 miliard dollarë. Kjo paketë do të përfshijë ndihmë të domosdoshme nga sulmet vdekjeprurëse ndaj Ukrainës, për të përballuar sulmet ajrore dhe të tjera me të cilat po përballet tani”, shkruan ambasadorja.

SHBA, 350 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Please follow and like us: