Cili është faji i kësaj qytetareje ukrainase dhe fëmijës së saj, që të largohet nga shtëpia e saj me atdheun e “mbledhur” në një boçe?!
Cili është faji i kësaj qytetareje ukrainase dhe fëmijës së saj, që të largohet nga shtëpia e saj me atdheun e “mbledhur” në një boçe?! A kanë përgjegjësi ata që marrin vendime në Bruksel, Paris, Berlin, Londër, Washington etj. për vuajtjet e kësaj gruaje dhe fëmijës së saj?!
“Dënimet” e Europës për agresorin si heqja e finales së champion league nga Rusia, moszhvillimi i Formula1 dhe “sakrifica” e madhe e ndalimit të importit të havjarit nga Rusia për europianët, do ta bënin për të qeshur edhe këtë grua të lodhur në kufirin midis Ukrainës dhe Polonisë. Qindra qytetarë paqësorë europianë të Ukrainës kanë humbur jetën dhe në çdo orë shtohen viktimat. Pse arritëm këtu?! Kush dështoi?
Please follow and like us: