Albspirit

Media/News/Publishing

Ish Miss Ukraina, Anastasiia Lenna i bashkohet frontit të mbrojtjes

Ish-“Miss Ukraina” i është bashkuar ushtrisë së vendit të saj për të luftuar forcat pushtuese ruse.

Anastasiia Lenna u kurorëzua fituese e konkursit kombëtar në moshën 24-vjeçare në vitin 2015, teksa verboi shikuesit me paraqitjen me fustane dhe taka të larta, por modelja e ka ndërruar stilin e saj, për t’u vënë në linjën e frontit për Ukrainën.

Sipas përshkrimeve që ajo ia ka vënë profilit të saj në Instagram, Anastasiia nuk është e panjohur në përdorimin e armëve, megjithëse deri më tani ka gjuajtur vetëm predha plastike dhe jo plumba të vërtetë.

Fotografitë në Instagram e tregojnë atë me pajisje ushtarake në arena të pyllëzuara dhe terrene të brendshme stërvitore gjatë dy viteve të fundit, por tani ajo do të shpresojë që përvoja e saj të jetë e dobishme.

Që kur Vladimir Putin nisi luftn kundër Ukrainës këtë javë, ish-mbretëresha e bukurisë ka përdorur platformën e saj me mbi 40,000 ndjekës në rrjetin social Instagram, për të kërkuar mbështetjen për vendin e saj.

Të shtunën, Anastasiia ndau me ndjekësit e saj fotografi dhe shkrime me përmbajtje të ndryshme patriotike në Instagram.

Ajo paralajmëroi trupat ruse: “Të gjithë ata që kaluan kufirin ukrainas me qëllimin për të pushtuar do të vriten!”.

Një tjetër postim shprehte krenarinë e saj për rezistencën e deritanishme të Ukrainës, e cila tashmë ka parë Rusinë të humbasë më shumë burra sesa kishte pritur Putini, sipas informacioneve

Please follow and like us: