Albspirit

Media/News/Publishing

Kryebashkiaku i Kievit, Klitschko: Jemi të rrethuar

Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit dhe ish-kampioni botëror i boksit në peshat e rënda, e ka përshkruar kryeqytetin e Ukrainës si të “rrethuar” dhe tha se evakuimi i civilëve nuk do të ishte i mundur sepse të gjitha rrugët janë të bllokuara. “Ne jemi në kufirin e një katastrofe humanitare”, i tha ai Associated Press të dielën, ndërsa një shtetrrethim vazhdonte në qytet, i cili tha ai i lejonte autoritetet të gjuanin “diversantë” në rrugë. “Tani për tani kemi rrymë, tani kemi ujë dhe ngrohje në shtëpitë tona. Por infrastruktura është e shkatërruar për të ofruar ushqim dhe mjekim. “Kjo është arsyeja pse mesazhi për të gjithë është: Mbështetni Ukrainën. Se bashku ne jemi të fortë. Çdo ukrainas është krenar që është i pavarur, krenar që është ukrainas dhe ne jemi krenarë që kemi vendin tonë”.

Please follow and like us: