Fryma antisemitiste në konfliktin ruso-ukrainas është e papranueshme
Departamenti për edukimin dhe hulumtimin e Holokaustit në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup, duke iu referuar ngjarjeve të fundit në Ukrainë, si pasojë e invadimit rus, apelon për maturi në diskursin publik, duke mbajtur anën e atyre që aktulisht i vuajnë pasojat e pushtimit dhe duke dënuar agresionin mbi popullin sovran ukrainas, i cili mund të zgjerohet, nëse nuk ndërmerren hapa për parandalimin e tij.
Pushtimi rus i Ukrainës ka hapur debate të shumta mbi shkaqet dhe pasojat e këtij konflikti dhe gjithë bota demokratike po solidarizohet me popullin ukrainas në përpjekjet e tij për të mbrojtur sovranitetin territorial nga invazioni rus.
Fatkeqësisht ditëve të fundit na ka rënë të dëgjojmë edhe komente të pamatura nga ana e disa klerikëve në Shkup, të cilët përhapin një gjuhë të papranueshme dhe aspak humane në adresë të zhvillimeve aktuale në Ukrainë dhe sidomos të drejtuesve të këtij shteti.
Me një gjuhë të tillë që del jashtë natyrës së predikimit normal fetar, këta klerikë përpos që po marrin anën e gabuar , ata po përhapin edhe një urrejtje të panevojshme në mes të popujve me religjione të ndryshme, duke nxitur madje një farë fryme antisetmitizmi në gjithë këtë histori të konfliktit Rusi-Ukrainë.
Dimensioni i lirive njerëzore shkon përtej kornizave të ngushta të atyre që diversitetin fetar e shohin me ngjyrat bardh e zi. Kështu ndodhi edhe me sjelljet aspak të dinjitetshme në disa vendbanime tona ndaj pjesëtarëve të sektit fetar hebre, Lev Tahor, të cilët në pamundësi për t’u strehuar përkohësisht bredhën nga Kumanova , Shkupi në Ohër. Pjesëtarët e këtij sekti kanë reaguar pas presioneve dhe kërcënimeve që kanë marrë nga banorët e fshatit Lakoçerej, ku janë vendosur tani disa ditë.
Dënojmë sjellte e tilla antihumane ndaj një sekti fetar i cili me asgjë nuk ka dëshmuar se paraqet ndonjë rrezik për rrethin, prandaj në gjithë këtë histori është për t’u fajësuar edhe MPB e cila nuk ka dalur me një sqarim drejtuar popullatës vendore, duke saktësuar se ata nuk paraqesin kurrfarë rreziku dhe qëndrimi i tye i përkohshëm në vendin tonë nuk e cënon lirinë e askujt.
Departamenti për edukimin dhe hulumtimin e Holokaustit në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup, duke iu referuar ngjarjeve të fundit në Ukrainë, si pasojë e invadimit rus, apelon për maturi në diskursin publik, duke mbajtur anën e atyre që aktulisht i vuajnë pasojat e pushtimit dhe duke dënuar agresionin mbi popullin sovran ukrainas, i cili mund të zgjerohet, nëse nuk ndërmerren hapa për parandalimin e tij.
Shkup, 28 shkurt 2022